Kryqi i fjales
- Autori: Arben Çejliku
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Sonila Strakosha
Romani “Kryqi i Fjalës” është saga e një familjeje të thjeshtë shqiptare, jeta e së cilës kalon nëpër sprova të mëdha ekzistenciale! Ky roman mbetet himn për nënën dhe fjalën e lirë!
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.900.00 LÇmimi i tanishëm është: 900.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ky roman ecën mbi dy shina; njëra është ajo e nderimit dhe lartësimit unikal të figurës së nënës dhe tjetra ajo e përkujtimit të dënimeve për lirinë e besimit dhe fjalën e lirë! Secila prej tyre vjen me mesazhe aktuale për sot dhe për nesër.
Pjesa që ka në qendër “Moma Lizën”, rreth së cilës shtjellohet qeverisja e familjes, na thotë se baza e një shoqërie dhe një kombi është familja dhe shtylla kryesore e saj është nëna!
Çdo koncept ekstravagant jashtë kësaj, çdo eksperimentim social, sjell rrënim. Fuqia e dashurisë për njëri-tjetrin, bëri që një familje e thjeshtë t’ia dilte të triumfonte përballë një regjimi të fortë që donte t’i shkatërronte!
Fundi i romanit i jep nënës një kurorë nderimi të pabesueshme, nga biri i saj i vetëm! Pasi perdja e dramës së familjes Oroshi ulet, romani shtron pyetjen: a është sot fjala realisht e lirë dhe a po kërcënohet ajo me metoda të tjera më të sofistikuara?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 244 Faqe
- Data e publikimit: 30/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.