Kthim ne Vilen e Pelhurave

Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366979
SKU: BDI0050
0

Përshkrimi

Augsburg 1930.

Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melceri më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë.

Djali i tyre më i vogël, Kurti, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës: Dorotea shfaq të njëjtin temperament të vrullshëm si gjyshja nga e ëma, ka një dashuri të veçantë për teknologjinë dhe ëndërron të bëhet pilote, Leoja dëshmon një talent të jashtëzakonshëm muzikor.

Por jashtë vilës, situata sa vjen e përkeqësohet: kriza ekonomike po e gjunjëzon vendin, porositë për fabrikën e pëlhurave po pakësohen dhe Pauli druhet se do t’i duhet të pushojë nga puna shumë punëtorë.

Për më tepër, ai ka përplasje me Sebastianin, bashkëshortin e së motrës, Lizës, i cili tanimë është përfaqësues i punëtorëve dhe e vë në pozitë të vështirë familjen, duke marrë pjesë në marshime komuniste, që përfundojnë edhe në përleshje me rivalët nacionalsocialistë.

Gjërat nuk shkojnë vaj as në atelienë e Marijes: klientet shpeshherë nuk paguajnë dhe disa fillojnë të ankohen që Marija ka një punonjëse hebreje. Kur Pauli pëson një goditje miokardi, asaj do t’i duhet të marrë në dorë frerët e kompanisë dhe të përpiqet ta shpëtojë.

Fati i gjithë familjes varet në fije të perit. A do të arrijë Marija të ruajë trashëgiminë e Vilës së Pëlhurave dhe t’i kthejë shkëlqimin e mëparshëm?

REVIEWS

“Një histori dashurie e mrekullueshme, me nota dramatike dhe sekrete familjare, që na pëlqen si për cilësinë letrare, ashtu edhe për saktësinë historike.”

Revista Kritica “Downtown Abbey në Augsburg.” Histo-couch

“Një libër i përsosur për lexuesit e Lucinda Rileyt.”

Nederlands Dagblad

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kthim ne Vilen e Pelhurave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.