Kur bota fle – Francesca Albanese

Ky është një libër për shpresën, që duhet të na bëhet zakon, dhe për solidaritetin si trajtë politike e dashurisë. Sepse, kur bota fle, lindin përbindëshat. Keshtu thote edhe autorja e ketij libri, Franceska Albanese, e cila eshte nje aktiviste italiane per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

 

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928868121
SKU: BPG778
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Çfarë po ndodh në Palestinë?

Si fjalët arrijnë ta shtrembërojnë realitetin, derisa e vërteta të duket mashtrim.

Histori, fjalë dhe plagë të Palestinës.

Autorja nuk flet për palestinezët, por me ta. Ajo që del nga këto faqe nuk është një dosje juridike,

por një libër ku e drejta ndërkombëtare shpjegohet me gjuhën e përditshme dhe ku çdo nen kthehet në fatin e një njeriu me emër e fytyrë. Përvoja e Albanese si juriste — vitet e jetuara në Jerusalem, raportet  e paraqitura para Kombeve të Bashkuara, presionet dhe kërcënimet që pasuan — rrëfehet pa  patetizëm dhe pa u bërë qendra e rrëfimit.

Ky libër nuk synon të na diktojë një qëndrim, por të na tregojë se indiferenca mund të kthehet në  një formë bashkëfajësie dhe se paanshmëria, kur bëhet fjalë për jetë njerëzore, nuk mund të përkojë me heshtjen.

Në të njëjtën kohë, është një libër që na shtyn të pyesim se si fjalët arrijnë ta shtrembërojnë realitetin, derisa e vërteta të duket mashtrim.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kur bota fle – Francesca Albanese”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori