Kush qau ne parajse
- Autori: Irena Shabani
- Shtëpia botuese: Mediaprint
“Kush qau në parajsë” është një rrëfim thellësisht njerëzor që nuk vjen nga arkivat e pluhurosura apo kronikat e gazetave, por është i frymëzuar nga vetë jeta. Përmes forcës së letërsisë, ky libër përpiqet të ndriçojë atë çka shpesh mbetet e fshehur në hije. Një himn për jetën dhe për ato fije të padukshme që na lidhin me njëri-tjetrin, duke na mbajtur gjallë përtej çdo dhimbjeje dhe vetmie, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 080.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 080.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një himn për jetën dhe dritë mbi hijet e vitit 1996
Për të kuptuar më thellë kohën në të cilën protagonistja e këtij romani, Sofia, jetoi dhe veproi—pikërisht vitin e trazuar 1996—autorja ka gërmuar thellë në kujtesën e shtypit shqiptar. Duke lexuar me vëmendje çdo numër të gazetës “Koha Jonë” të atij viti, qëllimi nuk ishte thjesht ndërtimi i ngjarjeve, por thithja e frymës së vërtetë të epokës: tensioni i fshehur, heshtja e rëndë, shkëndijat e shpresës, ritmi i lodhur i përditshmërisë dhe marrëzia që rrethonte gjithçka.
Në romanin “Kush qau ne parajse”, disa nga historitë anësore janë frymëzuar drejtpërdrejt nga ato faqe gazetash. Ato nuk shërbejnë për të shpërqendruar lexuesin, por për të plotësuar një tablo të gjerë e realiste. Në këtë sfond të ngjeshur, një akt i vetëm merr kuptim të plotë vetëm kur shihet në kontekstin e kohës, të shoqërisë dhe të qenies njerëzore në tërësi.
Megjithatë, historia thelbësore nuk është pjesë e ndonjë arkivi. Është një histori e sjellë nga jeta vetë, që përmes letërsisë synon të jetë një himn për ekzistencën tonë. Është një dedikim për atë zinxhir të padukshëm që na mban të lidhur të gjithëve, që na jep forcë të përballojmë vështirësitë dhe që e ruan racën njerëzore nga zhbërja finale.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 192 Faqe
- Data e publikimit: 10/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

lysjanac –
-
-
Anja Gaxhaj –
It’s one of those books that isn’t simply read — it’s experienced.
The author brings a new emotion, a different light on the human soul.
A work that invites you to believe once again in the beauty of words and the power of storytelling
-
-
Luljeta Meco –
Autojra ka nje menyre te shkruar te veçante,e cila te ben ti ndjesh personazhet dhe te perjetosh.
Kenaqesi per tu lexuar ky roman.
Njekohesisht mese e bindur qe çdo shkrim le gjurme.Ky roman ben pjese ne ato gjurme qe len nje shije ne shoqerine tone dhe ne zhvillimin e saj.
++Pre tu exuar ne cdo udhetim,qetesi tavoline,apo shoqeri rinore!
Merci !
Livre à lire !
Roman à lire
-
skruja81 –
-
-
famloja6 –
This novel is read with the heart, not just the eyes. The story pulls you in from the very first pages and keeps the tension alive until the end. The author manages to deliver powerful emotions with simple words. Wonderful!
-
-
Alda Shabanaj –
Roman qe arrin te te prekë me te verteten njerezore. Arrin te percjelle fuqishem tema te renda pa moralizim. Nje reflektim i fort i realiteteve qe shume nga ne i kane perjetuar ne lekure.
Gjuha è pasur, metaforat e natyrshme, historia e fuqishme
-