Durim Taçi

DURIM TAÇI (1964) është gazetar, shkrimtar dhe përkthyes. Ka studiuar filologji dhe kinematografi në Tiranë, si dhe filozofi në Milano. “Pa fjalën e fundit” (Onufri, 2025) është vëllimi i tij i katërt me tregime, pas: Fotografi i shkretëtirës (Arbëria, 1996), Shtatë rrëfime, një vakì (Toena, 2013), Nga një derë tjetër (Fishta, 2021 / Besa Editrice, 2022), vepër me të cilën fitoi Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2021. Ka botuar gjithashtu romanet: Gratë e Diellit (1998), Vdekja e Fundit (2006), Ngujimi i Presidentit (2008), Extra Time (2019 / Mimesis Edizioni, 2020), Një prani në ikje (2020 / Lubrina Editore, 2021), Liqeni në mes të detit (UET Press, 2022), fitues i Çmimit “Fishta” 2022, si dhe Lakimi (Living, 2024). Si përkthyes i rreth 70 titujve letrarë, është vlerësuar me çmimin “Servantes” në Panairin e Ulqinit (2025) për përkthimin në shqip të romanit distopik Portokall me kurdisje të Anthony Burgess. Në Itali ka fituar çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për romanin Codice Kanun / L’inviato (2016) dhe çmimin “Città di Genova” për tregimin La badante (2014). Është autor i Fjalorit të termave të kritikës moderne (Toena, 2000) dhe bashkautor i fjalorit shumëgjuhësh Il primissimo Zanichelli dell’açoglienza (Zanichelli, 2008). Veprat e tij janë prezantuar në panaire dhe evente ndërkombëtare të librit në Torino, Milano, Fano dhe Bergamo. Që nga viti 2024 jeton në Tiranë, pas një periudhe emigrimi në Itali që prej vitit 2000. Durim Taçi është një nga nismëtarët dhe anëtar i kryesisë së Forum 26. Librat e tij i gjeni online tek Leximtari.al.

Lakimi

Një roman i jashtëzakonshëm i shkrimtarit Durim Taçi që gërsheton misterin, psikologjinë dhe historinë e njerëzimit në një arratisje plot tension. Ngjarja ndjek një arkeologe nga Tirana, e cila, e përndjekur nga bashkëshorti i saj, kërkon shpëtim dhe dashuri në një kongres arti në Itali. Por ajo që e pret është një lojë e rrezikshme tekstesh dhe mesazhesh zanore që sfidojnë vetë kohën dhe rrëfimin tradicional. Një udhëtim letrar psikologjik që thyen linearitetin për të bashkuar të tashmen me pesë mijë vjet histori, ekskluzivisht në Leximtari.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928837042
SKU: BLIV0217
0

Përshkrimi

Një arratisje mes artit, tensioneve dhe historisë së shkrimit

E ndjekur dhe e kërcënuar vazhdimisht nga burri i saj, Elira, një arkeologe nga Tirana, niset drejt një kongresi për artin e gdhendjes në shkëmb në Valkamonika të Italisë. Ajo është ftuar atje nga Robertoja, një artist me të cilin beson se ka nisur një marrëdhënie të re shpëtimtare. Në romanin e ri “Lakimi”, autori ndërton një dinamikë fashinante: Elira mendon se shpikja e shkrimit përkon me daljen e gruas nga skena historike, ndaj ajo e shmang atë duke komunikuar vetëm përmes mesazheve me zë. Megjithatë, janë pikërisht tekstet e shkruara që ajo merr, ato që fillojnë të ritmojnë ditët e saj teksa takimi i pritur i dashurisë vonon.

Në këtë lojë të tensionuar përfshihet edhe Arbeni, burri i saj, i cili bën gjithçka për të penguar lidhjen mes Elirës dhe Robertos. Por, kur kupton që italiani nuk është një dashnor i zjarrtë, por thjesht një tip që jeton çastin, Arbeni vendos ta përdorë atë për ta goditur të shoqen pikërisht me armën që ajo urren më shumë: shkrimin.

Ndërsa zbulon historitë e fshehta që i dërgon Roberto, Elira i përgjigjet vetëm me dy fjalë thelbësore: “Emërore: serpens”. Nga ky moment, rrëfimtari nuhat që po i kërkohet një transformim i rrjedhës së ngjarjeve, i cili nuk do të vonojë të vijë. Përmes pesë ngjarjeve të ekspozuara në pesë rasa gramatikore, thyerja e rrëfimit linear i dhuron lexuesit një përvojë të paprecedentë letrare, duke bërë bashkë shtatë ditë të së tashmes me pesë mijë vjet ekzistencë njerëzore.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lakimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.