Lamtumire arme – Pegi
- Autori: Ernest Heminguej
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Vedat Kokona
- Redaktori: Kristi Ceta
Një nga autorët e mëdhenj të kohës sonë, një nga ata që, me ndershmëri e pa u trembur, riprodhonz iparet e vërteta të fytyrës së ashpër të epokës.”
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Historia e këtij romani nis me një plagë. Në korrik të vitit 1918, një djalë tetëmbëdhjetëvjeçar nga Ilinojsi është shofer ambulance në Kryqin e Kuq të frontit italian. Teksa u shpërndan çokollata e cigare ushtarëve në llogoret buzë lumit Piave, një predhë austriake shpërthen pranë tij dhe e mbush me copëza metali. E dërgojnë në spitalin e Milanos, ku dashurohet me infermieren që kujdeset për të. Njëmbëdhjetë vite më vonë, lind ky libër.
Ndërsa fronti shembet dhe fjalët e mëdha – lavdi, nder, sakrificë – tingëllojnë të zbrazëta, dy të dashuruarit krijojnë një oaz paqeje vetëm për vete. Por çfarë mund t’i mbetet njeriut që guxon ta dojë jetën, në një botë që duket se ndëshkon pikërisht më të mirët, më të butët dhe më trimat?
Me një prozë të zhveshur, ku çdo fjalë peshon dhe heshtjet thonë më shumë se rrëfimi, ky roman, i frymëzuar nga përvoja e vetë autorit në frontin italian, mbetet një nga rrëfimet më të fuqishme të shekullit XX për dashurinë dhe luftën.
“Lamtumirë armë” u botua në shtator të vitit 1929 dhe u bë bestselleri i parë i Heminguejit, duke i siguruar pavarësinë financiare. Në Itali, regjimi fashist e ndaloi për shkak të përshkrimit të tërheqjes nga Kaporetoja dhe romani u botua atje vetëm pas luftës, më 1948. Fundin Heminguej e rishkroi shumë here para se të ndalej te ai që njohim sot. “Lamtumirë armë” renditet i 74-ti në listën e 100 romaneve më të mira në anglisht të shekullit XX sipas Modern Library-t dhe bën pjesë te “Romanet e mëdha amerikane të 100 viteve të fundit” sipas revistës The Atlantic. Është përshtatur dy herë për ekranin e madh: më 1932, me një film që fitoi dy çmime Oskar, dhe më 1957.
Më 1954, Heminguej u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 384 Faqe
- Data e publikimit: 13/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The farewell to arms
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.