Let it be

Një brez i rritur mes ëndrrave për lirinë dhe kufijve të një kohe që nuk i la të zgjedhin. Një histori rinie, dashurie, kujtese dhe humbjesh, që rikthen në vëmendje Shqipërinë e viteve ’70.

Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928923622
SKU: BALl456
0

Përshkrimi

Në romanin e tij më të ri, “Let It Be…”, botuar së fundmi nga shtëpia botuese Albas, shkrimtari Ardian Cerga ndërton një rrëfim ku përvojat intime të personazheve ndërthuren me realitetin historik dhe shoqëror të një periudhe të trazuar.

Përmes Ronit dhe njerëzve që e rrethojnë, autori sjell jo vetëm botën e një adoleshenti që kërkon të kuptojë veten dhe të tjerët, por edhe portretin e një brezi që u gjend mes shpresave të një kohe dhe zhgënjimeve të asaj që pasoi.

Pjese nga libri

– Nuk të duket paksa e trishtë vetmia? – më pyeti ashtu siç ishte lakuriq e mbështetur te xhamat, duke thithur fort cigaren që xixëlloi për një çast.

Dritat e zbehta të rrugës që hynin në dhomë, dukej sikur i kishin dhënë një ndriçim të argjendtë lëkurës akoma të djersitur. Ngrita nga dyshemeja gotën e verës dhe e ktheva, shija e kadifenjtë më mbështolli të gjithin.

– Jo, jo, – i thashë i menduar, – ndoshta kështu ndihem më mirë me veten. Pastaj, përse mendon se më pëlqen vetmia? – e pyeta dhe mendova: “Me siguri, që këtë pyetje më shumë po ia bën vetes.”

U ngrita dhe e përqafova ashtu siç ishte e mbështetur te xhamat e lagur. Ndjeva drithërimën e trupit të saj, shijen e kripur të lëkurës së djersitur dhe aromën e mrekullueshme të femrës…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Let it be”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori