Cristina Caboni

Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave. Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses. Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Libralidhesja e historive te humbura

Cristina Caboni na sjell nje tjeter histori befasuese: Zejen e liberlidhjes, te gershetuar mjeshtrisht edhe me fuqine e librit per te ndryshuar jetet tona. Personazhi yne, nje grua, – lufton parreshtur per te qene nje grua e liber dhe per ta vendosur vete fatin e jetes se saj.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928217714
SKU: BDI0298
0

Përshkrimi

Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha.

Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.

Libërlidhja është pasioni i saj. Vetëm kështu ia del të mos mendojë për jetën, që dita-ditës po i rrëshqet duarsh.

Kur i vjen radha astarit të kopertinës, Sofia ngel pa frymë: brenda tij diç fshihet. Një letër e shkruar me dorë: është historia e një gruaje, Klarisës, e pasionuar pas artit dhe librave.

Një libralidhëse e zonja, që ka jetuar në fillim të shekullit XIX, atëherë kur grave nuk u lejohej ta ushtronin atë profesion.

Një grua që luftoi për të qenë e pavarur. Nën dritën e zbehtë të qiririt, ajo i ka besuar librit një mesazh, hedhur në detin e kohës, dhe një sfidë që mund ta çojë drejt një zbulimi të jashtëzakonshëm atë që do ta pranojë.

Sofia nuk arrin ta besojë se çfarë thesari ka shtënë në dorë! Ajo grua duket sikur i flet zemrës, dëshirave të saj të tradhtuara. Ndaj është e vendosur ta zbulojë kush ishte dhe çfarë sekreti fshihte.

Tomazo Leoni, gjahtar i njohur librash antikë dhe ekspert grafolog, do ta ndihmojë të hedhë dritë mbi këtë mister. Së bashku ndjekin të dhënat që gjejnë faqe pas faqeje, rresht pas rreshti, qytet pas qyteti.

Librat na zgjedhin dhe ai libër zgjodhi Sofinë. Pas më shumë se dyqind vjetësh, vetëm ajo mund t’i japë zë Klarisës. Dhe vetëm historia e Klarisës mund t’i kthejë Sofisë shpresën e humbur. Sepse rruga drejt lirisë për një grua, është e mbushur me pengesa, por kurrë nuk duhet të ndalesh së synuari horizontin.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Libralidhesja e historive te humbura”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.