Librat e Jakubit
- Autori: Olga Tokarczuk
- Shtëpia botuese: Papirus
- Përkthyesi: Astrit Beqiraj
Librat e Jakubit, i nderuar me Nike Award, çmimin më prestigjioz letrar të Polonisë, finalist i International Booker Prize, është cilësuar gjerësisht si kryevepra e autores dhe vepra që e vendosi përfundimisht mes shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë. Me erudicion, imagjinatë dhe një fuqi të rrallë rrëfimtare, Olga Tokarczuk ndërton një galeri të jashtëzakonshme personazhesh, të cilët rrahin rrugët nga fshatrat e Polonisë deri në oborret perandorake të Evropës Qendrore, ndërthur historinë dhe trillimin në një rrëfim monumental për pushtetin, besimin, utopinë, fanatizmin dhe etjen njerëzore për shpëtim, duke i ftuar lexuesit të mendojnë mbi identitetin dhe mbi pyetje që mbeten po aq të gjalla edhe sot: çfarë është e vërteta, kush e shkruan historinë dhe deri ku mund të shkojë besimi i njeriut.”
3, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 3, 000.00 L.2, 550.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 550.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
“Në mesin e shekullit XVIII Evropa gjendet në një udhëkryq të madh historik: besimet, idetë dhe rendi i vjetër përplasen me vizione të reja për botën.
Në këtë peizazh shfaqet Jakub Franku, një figurë reale dhe një nga personazhet më enigmatike të historisë evropiane.
I shpallur nga disa si Mesia i shumëpritur dhe nga të tjerë si mashtrues e heretik, lëvizja e frymëzuar prej tij trondit kufijtë fetarë, politikë dhe kulturorë të kohës.
“Librat e Jakubit është një roman i pakontrollueshëm, dërrmues dhe jashtëzakonisht ekscentrik. Është i rafinuar, i shpenguar dhe plot humor. Çdo gjëje që i del përpara i qaset njëkohësisht seriozisht dhe deri në absurd… Dendësia e këtij romani është karnavaleske; satira e tij është e mprehtë; studiuesit do të vazhdojnë të shqyrtojnë temat e tij për dekada me radhë”.
The New York Times
“Po, në këto faqe ka një mrekulli. Nuk është mrekullia e Virgjëreshës Mari apo e Mesisë së rremë Jakob Frank, por aftësia e Tokarczuk-ut për ta bërë një epokë, kaq të largët në çdo kuptim, të duket plotësisht e gjallë. Në një kohë cinizmi, si ndaj spiritualitetit ashtu edhe ndaj fuqisë së letërsisë, vetëm kjo mrekulli mund të jetë e mjaftueshme”.
Los Angeles Times
“Olga Tokarczuk frymëzohet nga hartat dhe nga një këndvështrim i ngritur mbi botën, çka bën që mikrokozmosi i saj të pasqyrojë makrokozmosin. Romanet e saj ndërtohen mbi tensionin mes të kundërtave kulturore: natyrës dhe kulturës, arsyes dhe çmendurisë, mashkullores dhe femërores, shtëpisë dhe mërgimit. Kryevepra e saj deri më sot është romani historik Librat e Jakubit, kushtuar mistikut dhe udhëheqësit sektar të shekullit XVIII, Jakob Frankut. Vepra ofron gjithashtu një panoramë jashtëzakonisht të pasur të një kapitulli pothuajse të harruar të historisë evropiane”.
Komiteti Nobel për Letërsinë”
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 943 Faqe
- Data e publikimit: 24/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Księgi Jakubowe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.