Mamia e Aushvicit

I frymëzuar nga një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ky roman prekës dëshmon luftën e një gruaje për dashurinë dhe shpresën në një kohë errësire të paimagjinueshme.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928008251
SKU: BSH558
0

Përshkrimi

“Aushvic, 1943.

Teksa shtrëngoja pas vetes atë foshnjë të porsa-lindur, gishtat e mi prekën tatuazhin e zi të gdhendur në kofshën e saj të brishtë. U luta që ajo shenjë, identike me atë të nënës së saj, të bëhej udhërrëfyesi që do të bashkonte sërish një familje të ndarë nga lufta.”

Kur Ana Kaminski kalon përmes portave të hekurta të Aushvicit krah mikeshës së saj të tmerruar, Esterit, ajo e di se mbijetesa varet nga një gënjeshtër e guximshme. Me një qetësi sfiduese, Ana deklaron para rojave se është mamí dhe se Esteri është asistentja e saj.
Të damkosura me numra identifikimi dhe të dërguara në barakën e maternitetit, ato zbulojnë një realitet mizor ku jeta dhe vdekja ndahen nga një fije e hollë. Ana e kupton se fati i qindra foshnjave dhe nënave tashmë ndodhet në duart e tyre.

Mes urisë dhe hijeve të kampit, ajo betohet të bëjë të pamundurën: të shpëtojë jetë aty ku vdekja është i vetmi rregull.

Kur dy roje të SS-ve rrëmbejnë një foshnjë bionde nga krahët e së ëmës, dhimbja bëhet thuajse e papërballueshme për Anën. Megjithatë, një shkëndijë shprese mbijeton: foshnjat më të shëndetshme po dërgohen në familje gjermane, çka u garanton mbijetesën.
Në një kohë kur zërat për mbarimin e luftës shtohen dita-ditës, Ana dhe Esteri nisin t’u bëjnë fshehurazi foshnjave të njëjtin tatuazh që mbajnë nënat e tyre, me lutjen e madhe se kjo shenjë do t’i ndihmojë të bashkohen një ditë.
Por, një mëngjes herët, Ana vëren një fryrje të lehtë nën veshjen e hollë me vija të Esterit…

REVIEWS

“Një libër që duhet lexuar patjetër. E përpiva me një frymë… mbeta pa fjalë. M’u desh një pako me facoleta për të fshirë lotët. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë; letërsi historike në formën e saj më të mirë! Meriton padyshim dhjetë yje.”
– Page Turners
“O Zot! Nuk po e heq dot shaminë nga dora, nuk më pushojnë lotët! Lot gëzimi, lot trishtimi; kush e di ku mbaron njëri e ku fillon tjetri! Një histori e bukur që të thyen zemrën, por edhe të ngroh, të frymëzon e të mbush me shpresë.”
– Fiction Books
“Nuk e lëshoja dot nga dora këtë libër! Historia më rrëmbeu aq shumë, saqë
e lexova librin për dy ditë.”
– Goodreads
“Tronditës, por i mrekullueshëm! Më mbërtheu që në faqet e para dhe sinqerisht, nuk doja të mbaronte. Stil fantastik, më pëlqeu pa masë!”
– NetGalley
“Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë! Ky libër i ka të gjitha dhe të mban pezull faqe pas faqeje… Jua këshilloj fuqishëm! Nëse ju ka pëlqyer “Rrjeti Alisa” ky është një libër që duhet ta lexoni patjetër!”
– Withabookinourhands.com
“Libër me 5 yje! I mrekullueshëm… u dashurova pas tij. Nuk ndalesha dot së lexuari; i pasur në detaje, i shkruar bukur dhe jashtëzakonisht tërheqës.”
– Oh.Happy.Reading
“Ky libër ka gjithçka. Më mbajti në ankth gjatë gjithë kohës. E përpiva brenda një dite! Mbyllja ishte thjesht mbresëlënëse”.
– NetGalley

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mamia e Aushvicit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.