Motive te perseritura dashurish

Në këtë përmbledhje skicash letrare dhe tregimesh, Evis Cerga sjell dy pjesë të jetës së saj, që përkojnë edhe me ndarjen e librit.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816757
SKU: BDI0866
0

Përshkrimi

Në pjesën e parë, përmes reales dhe fantazisë, ajo rrëfen jetën shqiptare, me nota humori dhe satire, por gjithsesi duke shprehur me vërtetësi vitet e fëmijërisë, adoleshencës dhe më pas vitet e punës dhe jetës si e rritur në qytetin e saj të lindjes, në Tiranë. Përmes syve të saj, si fotografi apo si sekuenca filmike, shpalosen qyteti dhe njerëzit e tij. Tirana e dikurshme. Tirana e sotme. Qytete shqiptare dhe vese, zakone, pasione tonat.

Në pjesën e dytë, flet për jetën e saj studentore në Kajro. Janë vitet ‘90. Vite të vështira për Shqipërinë, kur ajo largohet për të studiuar në degën e Letërsisë Angleze, në Kajro.

Edhe këtu, përmes humorit herë-herë të hidhur, herë-herë më të lehtë, autorja rrëfen për jetën e saj mes një qyteti me 17 milionë banorë. Ajo tregon sërish për njerëzit, për zakonet, për jetën, rrugët e Kajros përmes syrit të një të huaje, që është kthyer në një banore “autoktone”.

Lexuesi do të gjejë, në këto rrëfime, veten ose dikë të afërt. Është një libër që të argëton dhe të jep kënaqësi më shumë nga sa pret; në thjeshtësinë dhe qartësinë e tij të qëllimshme fshihen shpesh reflektime të thella, ku spikat aftësia e autores për të analizuar natyrën njerëzore.

Dhe kështu duhet lexuar ky libër, me “frymën” që është shkruar, duke u bërë lexuesi pjesë e motiveve të përsëritura të dashurive që e mbajnë gjallë njeriun.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Motive te perseritura dashurish”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.