Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Motra ne stuhi. Historia e Allit

Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292025
SKU: BDI0320
0

Përshkrimi

Ali D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues.

Teksa kthehet në shtepinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati – një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt – i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t’i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë.

Së fundi, Ali ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Ali vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta cojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt…

Atje, Ali fillon të zbulojë rrënjët -sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premieren e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës.

E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alii fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Motra ne stuhi. Historia e Allit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori