Ne rrethin e pare
- Autori: Aleksander Solzhenicin
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Agim Doksani
2, 500.00 L Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.2, 125.00 LÇmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ashtu si uniciteti i së keqes të viteve tridhjetë që tani vihet në diskutim nga ripërtëritja e ligjërimeve dhe urrejtjes që dukeshin të harruara përgjithnjë, ashtu dhe ai që duhet të ishte një denoncim i zjarrtë kundër përbindëshit të diktaturës komuniste, sot mund të rilexohet si një manual psikologjie i diktatorit, dhe funksionimit të makinës totalitare – frikë, paranojë, gënjeshtër, manipulim, dhunë, korrupsion, mëri, autarki dhe mediokritet – në emër të një pushteti që duhet përqendruar në pak, fare pak duar.
Nga Maoja te dinastia e Kim-ëve, nga peronistët amerikano-latinë tek ata birmanezë, nga satrapët afrikanë te rais-ët e Lindjes së Mesme, deri te sovranistët dhe populistët evropianë dhe amerikanë, në atë farsë të trishtë që, sipas Marksit, është gjithnjë përsëritje e historisë, himnizim i popullit për ta shndërruar në plebe. Diktatori ideal, si Stalini i Solzhenicinit, proklamon mediokritetin si model, përbuz shkencën dhe shpotit intelektualët me zakonin e tyre për të dyshuar, për të hezituar dhe stërholluar.
Për të e vetmja metodë për të kapërcyer një pengesë është ta eliminojë: ballafaqimi, dialogu, bindja, konkurrenca janë të panjohura për të, edhe sepse e di që në këto fusha është thjesht një humbës.
I njëjti Stalin i Solzhenicinit e di, e nuhat, se nuk është i vetmi: e vetmja qenie njerëzore ndaj të cilit kishte ushqyer një besim dhe një afri si i barabarti me të barabartin është Adolf Hitleri, dhe i përgjigjet kujt donte ta eliminonte duke thirrur: “Një socializëm pa të ishte fashizëm fund e krye!”.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 1008 Faqe
- Data e publikimit: 10/11/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.