Nirvana – Tommy Wieringa

Nirvana, ku ndërthuren sekretet familjare, arti, lufta, kapitalizmi dhe kriza klimatike, është një roman i madh për fajin e trashëguar, etjen për pushtet dhe zjarrin e përparimit teknologjik që ushqehet me më të dobëtit dhe gllabëron burimet e planetit: një shërbëtor i mirë, por një zotëri i keq.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928931481
SKU: BDI657
0

Përshkrimi

Amsterdam, 2016.
Hugo Adema, piktor i njohur dhe trashëgimtar i një familjeje të fuqishme të industrisë ofshore, ka humbur dëshirën për të pikturuar.
Pas përfundimit të një historie të rëndësishme dashurie, ai kthehet në shtëpinë ku është rritur dhe nis të hetojë të kaluarën e gjyshit të tij, tashmë njëqind vjeç, Vilem Ademës: inxhinier vizionar, themelues i një perandorie për nxjerrjen e naftës në det dhe figurë e mbuluar nga hijet e Luftës së Dytë Botërore.
Fillimisht, gjyshi ka luftuar në krahun gjerman në Frontin Lindor, por në mes të luftës i është bashkuar Rezistencës. Kush është ky njeri, të cilin disa e ngrenë në qiell si hero, ndërsa të tjerë e përshkruajnë si një oportunist dinak ose edhe më keq?
Ditarët e tij të humbur, të cilët zbulohen pas vdekjes së gruas që ishte kujdesur për Hugon në fëmijëri, hedhin një dritë tronditëse mbi historinë e familjes. Ndërsa vëllai binjak i Hugos vazhdon të zgjerojë pasurinë, Hugos i duhet të vendosë nëse e vërteta duhet nxjerrë në dritë dhe me çfarë çmimi.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nirvana – Tommy Wieringa”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori