Cristina Caboni
Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave. Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses. Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Parfumi te njeh
- Autori: Cristina Caboni
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Rafaela Marteta
Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Shtegu i parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja të udhëtimit të saj. Përkrah ka miq të vjetër e të rinj, por mbi të gjitha parfumet, që kanë aq shumë për të na thënë e mësuar.
Përshkrimi
Për Elenën parfumet janë gjithçka. Janë mënyra për të lexuar botën që e rrethon, ato nuk e kanë tradhtuar kurrë.
Në Paris, parfumet e saj të personalizuara kërkohen shumë, sepse vetëm ajo di të shohë thellë brenda njerëzve dhe të gjejë esencën e duhur për ta. E ka prirje dhe kjo i sjell lumturi.
Prandaj, kur një ditë, papritur, e humbet këtë aftësi, jeta i kthehet në makth. Duket se magjia e parfumeve është tretur diku. Pikërisht atëherë i vjen një propozim nga një person që nuk do t’i shkonte ndonjëherë në mendje: nga Suzana, nëna e saj, që nuk e ka dashur kurrë si bijë.
Gruaja i kërkon që ta shoqërojë në një udhëtim që nis nga Firence dhe nga pallati i Rosinëve, paraardhëset e Elenës prej të cilave ka mësuar gjithçka. Dëshiron që ta marrë me vete në Japoni, sepse në vendin e luleve të qershisë, arti i parfumerisë udhëhiqet nga thjeshtësia dhe pastërtia. Për t’u lëshuar më pas në magjinë dhe forcën e trëndafilave nëpër Indi e deri në Ta’ifi të Arabisë Saudite, ku Lulja e Mbretit është traditë dhe shenjtëri.
Një rrugëtim në kërkim të asaj që Elena druhet se e ka humbur. Një rrugëtim që kundërmon aromë lulesh dhe temjani. Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh.
Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 280 Faqe
- Data e publikimit: 12/08/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Il profumo sa chi sei
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.