Rosa Liksom
Rosa Liksom (1958), është një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në Ylävaara, provincë e Laponisë, në veri të Finlandës. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki, ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit e më pas në Universitetin e Kopenhagës. Lëvizi për disa kohë nëpër Europë. Për katër vjet jetoi në Kopenhagë dhe Paris. Jetoi në veri të Norvegjisë e Islandë e më pas studioi në shkencat shoqërore në Universitetin e Moskës. Prej atëherë, Bota ruse është pjesë e romaneve të saj: "Stacioni spacial Gagarin"; "Go Moska Go"; "Kabina nr. 6". Më 1987, u kthye në Helsinki. Librin e parë me titull "Një natë ndalesë", vëllim me tregime, e botoi më 1985; i vlerësuar me çmim. Prej atëherë i është kushtuar letërsisë dhe ka botuar 8 vëllime me tregime, 8 romane dhe 2 libra për fëmijë. Disa prej librave të saj janë ekranizuar me sukses. Krijimtaria e Rosa Liksomit është mjaft e vlerësuar e ka fituar çmimet më të rëndësishme letrare nordike dhe finlandeze. "Përtej Lumit" është romani i tretë që po botohet nga DITURIA, pas "Kabina nr. 6" dhe "Gruaja e Kolonelit", që janë pritur shumë mirë nga lexuesit. Librat e Rosa Liksom i gjeni tek Leximtari.al.
Pertej Lumit – Rosa Liksom
- Autori: Rosa Liksom
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Kujtim Ymeri
Atmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dhembjet personale të protagonistes, e afrojnë këtë roman me veprën tjetër të autores, Gruaja e kolonelit, e mirëpritur nga lexuesi ynë. Edhe ky ka një mesazh për dhembjet e shkaktuara nga një luftë e gabuar, viktima të së cilës janë, si zakonisht, ata që nuk kanë përgjegjësi për të. Mes tyre, protagonistja e romanit, në prag të rinisë, shkrirë me peizazhin, natyrën dhe botën shtazore të vendit të saj, në përpjekjet për të kuptuar botën dhe universin, në vigjilje të zbulimeve të panjohura shpirtërore që do t’i ofrojë jeta.
Përshkrimi
Personazhet e romanit janë banorë të Laponisë, midis Finlandës dhe Suedisë. Vija kufitare kalon nëpër Lumin të cilit autorja nuk ia përmend emrin. Drejt tij shkon një turmë e pambarimtë barinjsh, djem të rinj ose fare të vegjël, të cilët u prijnë dhjetëra mijëra gjedhëve, që do të gjejnë strehë në Suedi, e cila, ndryshe nga Finlanda, ishte asnjanëse në Luftën e Dytë Botërore.
Aleate e Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik, Finlanda kapitulloi në vjeshtën e vitit 1944. Gjermanët patën një marrëveshje për tërheqjen drejt Norvegjisë, me mareshalin Manerheim, president i Finlandës.
Pas presionit sovjetik, Manerheimi u detyrua të ishte më aktiv ndaj trupave gjermane dhe tërheqja e “vëllezërve të armëve” u shndërrua në një tragë gjaku e shkatërrimi, ngjarje të cilat përshkruhen edhe në këtë roman.
Mbi 50 mijë banorë të Laponisë finlandeze kapërcyen lumin kufitar dhe u strehuan në kampet e Suedisë. Pjesë e këtij eksodi është tabloja e vuajtjeve, poshtërimeve dhe vdekjeve që ka përshkruar Roza Liksomi në roman, ku gjejnë vend edhe vërshimi i mijëra ushtarakëve, rezervistëve e rekruteve të reja finlandeze, si dhe odiseja e dhembshme e mijëra vajzave e djemve thuajse adoleshentë. Odise që nisi në vjeshtën e 1944 dhe u mbyll me kthimin e popullsisë lapone, në verë-vjeshtë të vitit 1945.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 224 Faqe
- Data e publikimit: 08/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.