Qeni dhe kontrabasi
- Autori: Sasa Ilic
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Ben Andoni
Lexuesi udhëton nëpër kohën dhe hapësirën e Jugosllavisë deri në zemër të romanit: Ku filozofia e çlirimit të një shoqërie të bllokuar në nofullat e së kaluarës së luftës dhe realizimi se liria nuk vjen përmes harresës shfaq idenë e madhe se ne nuk mund ta shërojmë individin nëse nuk e shërojmë më parë shoqërinë.
Përshkrimi
Duket e pamundur që të përmbledhësh në një roman të gjithë paradoksin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Por autori Saša Ilić e zgjidh përmes rrëfimit të nëntëmbëdhjetëvjeçarit Filip Isaković që pas shumë kohësh në anijen luftarake JRM, në vjeshtën e vitit 1991, u gjend para ishullit të Lošinjit. Asokohe, ajo ishte aroma e fundit e parajsës sepse të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë e kaploi errësira e luftës dhe i gjithë vendi do të përmbytej nga gjaku.
Plot dy dekada më vonë, një ish-veteran lufte dhe kontrabasist xhazi, tashmë i shkatërruar mendërisht dhe pothuaj edhe fizikisht dhe që madje nuk mund të luajë më, shoqërohet në një spital psikiatrik në Kovino, ku takon ata që u braktisën nga shteti, pasi i përdori turpshëm për luftërat e tij.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 436 Faqe
- Data e publikimit: 07/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.