Fred Uhlman

Fred Uhlman-i lindi në Shtutgart në vitin 1901 dhe vdiq në Londër, në moshën tetëdhjetë e katër vjeçare. Është autor edhe i një autobiografie të botuar në anglisht dhe frëngjisht, që e frymëzoi për rrëfimin Rikthim, por ai e dinte që ky do të mbetej “libri i tij”. “Një shkrimtar mund të mbijetojë edhe vetëm me një libër”, deklaroi pak para se të vdiste.

Rikthim – Fred Uhlman

«Një kryevepër»- kështu e cilësoi Arthur Koestler këtë libër të rrallë. Ndonëse janë shkruar qindra libra voluminozë për tmerret e nazizmit dhe kohën e errët kur njerëzit flijoheshin për të ruajtur “pastërtinë e racës ariane”, ky libër i hollë mbetet një thesar që do të gjejë një vend të qëndrueshëm dhe të përhershëm në raftet e bibliotekës suaj. Një histori thellësisht prekëse e një miqësie të pafajshme të dy djemve, pikërisht në prag të shkatërrimit të madh të njerëzimit. Zbuloni këtë dëshmi mjeshtërore të letërsisë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307593
SKU: BD0710
0

Përshkrimi

Një miqësi magjike në hijen e shkatërrimit nazist

«Gjithçka që dija, atëherë, ishte se ai do të bëhej miku im». Gjermani, viti 1932. Dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë ndjekin të njëjtën shkollë ekskluzive në Shtutgart. Njëri është djali i një mjeku hebre, ndërsa tjetri është pasardhës i një familjeje të pasur aristokrate. Mes tyre lind një miqësi e thellë, e pastër, një mirëkuptim i përsosur dhe thuajse magjik. Por vendi ku ata jetojnë po ndryshon thellësisht dhe po zhytet me shpejtësi në errësirën e një diktature vdekjeprurëse. A do të mundet që kjo lidhje e brishtë të mos shkatërrohet nga stuhia e pamëshirshme e historisë?

Në romanin e tij Rikthim, Fred Uhlman sjell një rrëfim me një finesë dhe forcë sugjestive të jashtëzakonshme. I botuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971, libri korri menjëherë një sukses të madh kudo, si te publiku ashtu edhe te kritika, duke u kthyer në një klasik të letërsisë së shekullit të njëzetë.

Vlerësime nga kritika mbarëbotërore:

“Një nga tekstet më të thella dhe më të pastra mbi vitet e nazizmit në Gjermani. Ndër romanet më të bukura që mund t’u rekomandohen lexuesve, nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart. Pa asnjë hezitim.”Le Monde

“Një vepër e çmuar që meriton të lexohet nga të gjithë.”Ian McEwan

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rikthim – Fred Uhlman”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.