Fred Uhlman
Fred Uhlman-i lindi në Shtutgart në vitin 1901 dhe vdiq në Londër, në moshën tetëdhjetë e katër vjeçare. Është autor edhe i një autobiografie të botuar në anglisht dhe frëngjisht, që e frymëzoi për rrëfimin Rikthim, por ai e dinte që ky do të mbetej “libri i tij”. “Një shkrimtar mund të mbijetojë edhe vetëm me një libër”, deklaroi pak para se të vdiste.
Rikthim – Fred Uhlman
- Autori: Fred Uhlman
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Albana Sala Dwonch
«Një kryevepër»- kështu e cilësoi Arthur Koestler këtë libër të rrallë. Ndonëse janë shkruar qindra libra voluminozë për tmerret e nazizmit dhe kohën e errët kur njerëzit flijoheshin për të ruajtur “pastërtinë e racës ariane”, ky libër i hollë mbetet një thesar që do të gjejë një vend të qëndrueshëm dhe të përhershëm në raftet e bibliotekës suaj. Një histori thellësisht prekëse e një miqësie të pafajshme të dy djemve, pikërisht në prag të shkatërrimit të madh të njerëzimit. Zbuloni këtë dëshmi mjeshtërore të letërsisë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një miqësi magjike në hijen e shkatërrimit nazist
«Gjithçka që dija, atëherë, ishte se ai do të bëhej miku im». Gjermani, viti 1932. Dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë ndjekin të njëjtën shkollë ekskluzive në Shtutgart. Njëri është djali i një mjeku hebre, ndërsa tjetri është pasardhës i një familjeje të pasur aristokrate. Mes tyre lind një miqësi e thellë, e pastër, një mirëkuptim i përsosur dhe thuajse magjik. Por vendi ku ata jetojnë po ndryshon thellësisht dhe po zhytet me shpejtësi në errësirën e një diktature vdekjeprurëse. A do të mundet që kjo lidhje e brishtë të mos shkatërrohet nga stuhia e pamëshirshme e historisë?
Në romanin e tij Rikthim, Fred Uhlman sjell një rrëfim me një finesë dhe forcë sugjestive të jashtëzakonshme. I botuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971, libri korri menjëherë një sukses të madh kudo, si te publiku ashtu edhe te kritika, duke u kthyer në një klasik të letërsisë së shekullit të njëzetë.
Vlerësime nga kritika mbarëbotërore:
“Një nga tekstet më të thella dhe më të pastra mbi vitet e nazizmit në Gjermani. Ndër romanet më të bukura që mund t’u rekomandohen lexuesve, nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart. Pa asnjë hezitim.” — Le Monde
“Një vepër e çmuar që meriton të lexohet nga të gjithë.” — Ian McEwan
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 138 Faqe
- Data e publikimit: 04/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.