Rikthimi – Yaa Gyasi
- Autori: Yaa Gyasi
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Vjollca Tabaku
- Redaktori: Bledar Çepele , Prera Palushianv
Romani i jashtëzakonshëm i Yaa Gyasi-t hedh dritë mbi trashëgiminë e dhimbshme të skllavërisë, si për ata që u morën me forcë, ashtu edhe për ata që mbetën pas. Ai tregon gjithashtu se kujtesa e robërisë është ngulitur thellë në shpirtin e kombit.
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Fitues i çmimit “John Leonard” të Rrethit Kombëtar të Kritikëve të Librit.
Fitues i çmimit PEN/Hemingway për librin debutues.
Ganë, shekulli XVIII; dy gjysmëmotra lindin në fshatra të ndryshme, pa e ditur për ekzistencën e njëra-tjetrës. Njëra martohet me një anglez dhe bën jetë të rehatshme në sallat madhështore të Kështjellës së Kejp Kostit, kurse tjetra kapet gjatë një sulmi në fshatin e saj, burgoset pikërisht në të njëjtën kështjellë dhe më pas shitet si skllave.
I përzgjedhur nga Oprah si një nga librat më të mirë të vitit, “Rikthimi” ndjek rrugët paralele të dy motrave dhe pasardhësve të tyre përgjatë tetë brezave: nga Gold Kosti e deri në plantacionet e Misisipit, nga Lufta Civile Amerikane deri në Harlemin e epokës së Xhazit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 366 Faqe
- Data e publikimit: 29/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.