Roze antraciti

Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928961006
SKU: BTOE0679
0

Përshkrimi

Ajo nuk doli në protestë. Ajo protestoi me një roman.

Pse nuk jam atje?

Ndërsa Tirana zien nga Revolucioni i Flamingove, një grua nuk del në protestë. Pyetja e përndjek për ditë të tëra, bashkë me flamingot që nisin t’i shfaqen ngado. Ajo ka shumë arsye për të protestuar, megjithatë nuk del. Derisa një ditë gjithçka ndryshon.

E dashuruar me një burrë që e quan Komandante, ajo jeton një dashuri me shije puroje dhe uiski. Në të njëjtën kohë, trupi i saj përjeton një tjetër revolucion, atë biologjik – menopauzën.

Nga Tirana në Sazan, nga sheshet e revoltës te bunkerët dhe tunelet e nëndheshme, kërkimi i përgjigjes e çon gjithnjë e më thellë brenda vetes.

Rozë antraciti është një roman ku erotizmi dhe surrealizmi ndërthuren me revoltën dhe labirintet e psikikës njerëzore. Një rrëfim për revolucionet që tronditin qytetet dhe ato që shpërthejnë në heshtje, brenda një gruaje. Për trupin, kujtesën, dëshirën, dashurinë, ritmin e brendshëm dhe kufirin mes asaj që ka qenë dhe asaj që po bëhet.

Sa ngjyra duhet të ndërrojë një grua për të mbërritur te vetja?

Flamingot nuk lindin rozë. As ajo nuk ka lindur rozë.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Roze antraciti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori