Rruga e nates
- Autori: Kristin Hannah
- Shtëpia botuese: Living
I gjallë, universal dhe emocionalisht kompleks, romani më i ri në shqip nga Kristin Hannah, “Rruga e natës”, ngre pyetje të thella për mëmësinë, identitetin, dashurinë dhe faljen. Një histori zemërthyese që kap si dhimbjen e thellë të humbjes, ashtu edhe fuqinë mahnitëse të shpresës. Zbuloni këtë libër tronditës dhe thellësisht njerëzor, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Përshkrimi
Një çast i vetëm që ndryshon gjithçka…
Për 18 vjet, Xhud Faradeji i ka vënë nevojat e fëmijëve të saj mbi të vetat. Ky përkushtim është mjaft i dukshëm, pasi binjakët e saj, Mia dhe Zaku, janë dy adoleshentë të zgjuar e të lumtur, të rritur në një komunitet të vogël dhe të mbrojtur.
Kur Leksi Beili shpërngulet në qytezën e tyre, askush nuk është më mikpritës se Xhudi. Leksi, e cila e ka kaluar fëmijërinë nga njëra shtëpi kujdesi në tjetrën dhe mban mbi supe një të kaluar të errët e të vetmuar, bëhet shpejt shoqja e ngushtë e Mias. Nuk kalon shumë kohë dhe Zaku bie në dashuri me të. Kështu, ata të tre bëhen të pandashëm, duke formuar një lidhje që duket e pathyeshme.
Xhudi bën gjithçka që fëmijët e saj të ndjekin rrugën e duhur për në kolegj. Për të, rritja e tyre ka qenë gjithmonë e lehtë… derisa të bijtë mbërrijnë në vitin e fundit të shkollës së mesme, një periudhë e mbushur me liri të reja dhe rreziqe të fshehura. Si për ironi të fatit, një natë të nxehtë vere, frikërat më të këqija të një nëne bëhen realitet. Një vendim i vetëm rinor do të ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e jetës së tyre. Mjafton një çast fatal që familja Faradej të shkatërrohet plotësisht dhe Leksi të humbasë gjithçka që sapo kishte gjetur.
Nga autorja e shkëlqyer Kristin Hannah—e njohur për kryeveprat si Vajza e Pirenejve, Parajsa e bardhë, Gra në hije, Motra tjetër, Katër erërat dhe Kopshti dimëror—vjen një tjetër roman i paharrueshëm që shtron pyetjen: A mundet dashuria t’i mbijetojë një faji të pafalshëm?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 339 Faqe
- Data e publikimit: 10/07/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.