Milan Kundera
Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al
Shakaja
- Autori: Milan Kundera
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Mirela Kumbaro
- Redaktori: Marina Ymeri
Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës, sjell nje kendveshtrim tejet domethenes edhe per lexuesin shqiptar, sidomos per ata qe kane jetuar sistemin komunist.
1, 250.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.1, 062.50 LÇmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948.
Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht.
Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet. Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, “të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes”.
Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 367 Faqe
- Data e publikimit: 15/01/2000
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Žert
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.