Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Shtate motrat

Njihuni me nje nga historite me mbreselenese te letersise bashkekohore, e cila shenon siparin e nje sage me 8 vellime. Lucinda Riley me serine Shtate motrat ka shenuar rekorde ne mbare boten por, edhe mes lexuesve shqiptare. Ky eshte vellimi i pare, qe mban te njejtin emer me kete seri te paharrueshme, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928217912
SKU: BDI0318
0

Përshkrimi

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës.

Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur. Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, madje as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën.

Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë.

Maja është e para që dëshiron t’i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj biologjikë. Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse.

Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve ‘20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios.

Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtate motrat”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.