Cristina Caboni
Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave. Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses. Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Shtegu i parfumeve – Cristina Caboni
- Autori: Cristina Caboni
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Renato Kalemi
Cristina Caboni kesaj radhe ndalet tek pasionet e nje vajze per te krijuar parfume. Ky zanat nuk eshte thjeshte nje pune, por edhe nje kerkim per te zbuluar veten, per ta rigjetur qetesine shpirterore dhe per te bere paqe me te kaluaren e saj, e cila e trazon ne cdo moment….
Përshkrimi
Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria.
Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta.
Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten.
Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta.
Tanimë, njëzet e gjashtë vjeçe, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë.
Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 392 Faqe
- Data e publikimit: 07/08/2015
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: l sentiero dei profumi
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.