Takohemi ne Paris – Kristin Harmel
- Autori: Kristin Harmel
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Sonila Pasmaçiu
- Redaktori: Pranvera Palushi , Bledar Çepele
Këto histori të ndërthurura, së bashku me disa të tjera, shpalosen gjatë disa ditëve mahnitëse pranvere, ndërsa një grup i paharrueshëm amerikanësh në Paris duhet të gjejë rrugën drejt versionit të vet të fundit të lumtur në Qytetin e Dritave. Takohemi ne Paris eshte nje botim i Living, sjelle ne shqip nga Sonila Pasmaçiu
Përshkrimi
Nëntë amerikanë në Paris.
Shtatë histori dashurie të ndërthurura.
Një Qytet i Dritave.
“Love Actually” takohet me “The Notebook” në një histori për dashurinë, humbjen dhe gjetjen e rrugës drejt shtëpisë, që zhvillohet gjatë një jave të vetme, e cila do t’ua ndryshojë jetën personazheve, në Paris.
Julia Glover e ka sjellë për herë të parë në Paris vajzën e saj njëzetetrevjeçare, Piperin, por të dyja e dinë se ky do të jetë edhe udhëtimi i tyre i fundit së bashku në këtë qytet. Julia po vdes dhe, ndërsa nënë e bijë përpiqen dëshpërimisht të krijojnë kujtime së bashku, teksa koha po mbaron, bota hapet përreth tyre.
Piper takon një kamerier simpatik francez, i cili ndoshta e kupton më mirë se kushdo që ajo ka njohur ndonjëherë, ndërsa Julia takon një burrë në një lokal të rëndomtë dhe përballet me vështirësinë për t’i treguar të vërtetën për të ardhmen e saj.
Ditët e lavdisë së yllit të rokut Jackson Quick kanë mbetur pas. Tridhjetë vjet më parë ai pati disa këngë të suksesshme, por nuk ka zhvilluar asnjë turne prej një dekade. Këtë javë do ta nisë turneun e ribashkimit në Paris, qytetin ku filloi gjithçka. Por ai kërkon nga jeta më shumë sesa të përkufizohet vetëm nga fama. Kur takon një grua që më në fund e sheh për atë që është në thelb, toka duket sikur i lëviz nën këmbë.
Henry McGee ka shkruar këngë të suksesshme prej dekadash, përfshirë hitin më të madh të Jackson Quick-ut, “City of Light”. Por sekreti i tij është se çdo këngë dashurie që ka shkruar ndonjëherë i kushtohet një gruaje të quajtur Celeste, të cilën e dashuroi një jetë më parë, kur të dy ishin adoleshentë në Paris gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për tetëdhjetë vjet ai ka besuar se ajo kishte vdekur, por kur mbërrin një letër që i tregon të kundërtën, merr fluturimin e parë drejt Francës. A do të mundet ai të depërtojë përmes mjegullës së demencës së saj, duke përdorur këngët që ka shkruar gjatë gjithë këtyre viteve, për t’i kujtuar asaj se çfarë kanë qenë dikur për njëri-tjetrin dhe për t’i thënë se është kthyer për të?
Mbesa e Henry-t, Melody, sapo ka zbuluar se bashkëshorti i saj prej njëzet vjetësh, Gilles, një drejtues francez në industrinë e kozmetikës, ka një lidhje jashtëmartesore. Kur ajo përballet me të, ai i kërkon falje mes lotësh dhe i përgjërohet që ta falë. Por a mundet ajo? Dhe, ndoshta edhe më e rëndësishme, a dëshiron ta bëjë këtë? Apo ekziston një jetë tjetër për të, nëse zgjedh të qëndrojë vetëm?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 320 Faqe
- Data e publikimit: 29/07/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Meet me in Paris
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.