Te henat blu

Një eksperiment letrar kurioz dhe interesant, diku midis stilit të Bukowskit dhe Céline! Romani debutues “Të hënat blu” është një libër ekspresiv, plot jetë dhe të vërteta, që sjell përvojat dhe aventurat e rinisë mes kaosit shoqëror. Një rrëfim i gjallë për mbijetesën, zbulimin e vetvetes dhe dallgët e jetës në rrugët e Amsterdamit, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928931412
SKU: BDI0859
0

Përshkrimi

Një rrugëtim ekspresiv mes kaosit dhe kërkimit të vetvetes

Romani “Të hënat blu” është një vepër që mbart shumë elemente të forta nga jeta e vetë shkrimtarit. Të shkruara kur ai ishte ende 23 vjeç, përvojat dhe përshtypjet e këtij libri vijnë drejtpërdrejt nga mjediset e tij më të afërta: familja, shkolla dhe kaosi shoqëror i kohës. Me një stil që qëndron diku midis Bukowskit dhe Céline, ky është një libër i gjallë e jetësor, ku autori duket se ka derdhur absolutisht gjithçka nga rinia dhe aventurat e tij të para profesionale e seksuale.

Në qendër të historisë ndodhet një familje e vogël me origjinë hebreje, e shënjuar nga traumat e së shkuarës. Babai është gjysmë i alkoolizuar dhe askush s’e di se si e fiton jetesën, ndërsa nëna, dikur mjaft e bukur, është një e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Aushvicit dhe viktimë e neurozave të veta. Mes tyre rritet djaloshi Arnon, personazhi kryesor i këtij romani të shkëlqyer debutues që është përkthyer në mbarë botën.

I bindur se njerëzit më të dashur mund të bëhen armiqtë tanë më të këqij dhe i shtyrë nga një kureshtje e pandalshme, Arnoni e kalon jetën e tij të rrënuar mes bareve të Amsterdamit dhe prostitutave. Lexuesi bëhet dëshmitar i një jete që lë mënjanë dashurinë sterile me Rozin, për të ndjekur takimet e papërsëritshme dhe kuptimplota me Marselën, Natashën, Astridin dhe Sandrën. Një përpjekje e guximshme për të bërë sërf mbi dallgët e jetës pa u kredhur kurrë plotësisht, e mbushur me episode, kujtime dhe reflektime që pasojnë natyrshëm njëra-tjetrën.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te henat blu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.