Te kesh gjithcka

“Të kesh gjithçka” nga Marco Missiroli është një roman fort i nderë dhe i thellë rreth pasioneve që na mbajnë gjallë, rreth dashurive që nuk harrohen kurrë dhe rreth atyre që shkruajnë fatin e vet duke ndezur flakë shpirtin. Ku do të doje të ishe me një milion euro më shumë dhe disa vite më pak mbi shpinë? Kjo është pyetja që e nxit Sandron, një lojtar bixhozi të zhuritur nga dëshira për të fituar, të kthehet në shtëpi dhe të përballet me të atin në ndeshjen e tyre më të madhe. Një rrëfim therës mbi trashëgimitë e fshehura familjare dhe sfidën e përhershme ndaj fatit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307685
SKU: BD0813
0

Përshkrimi

Ethet e lojës, trashëgimitë e fshehura dhe sfida e madhe me fatin

Ku do të doje të ishe me një milion euro më shumë dhe disa vite më pak? Ky është fiksimi që vë kahershëm në lëvizje Sandron, protagonistin e romanit “Te kesh gjithcka”, i cili është thellësisht i bindur se jeta nuk është thjesht të kesh më shumë, por të rrezikosh gjithçka për të pasur të tërën.

Pulëbardhat në Rimini nuk këlthasin kurrë. Në asnjë stinë të vitit, as kur Sandroja kthehet në shtëpi pas një jete të trazuar në Milano, dhe gjen të atin, Nandon, më kokëfortë se kurrë. Muajt kalojnë dhe Sandroja e kupton se ka mbetur aty për t’u përballur me ndeshjen finale të jetës së tyre, duke luajtur atë lojën e vjetër që i ka bashkuar dhe ndarë gjithmonë. Nando Pagliarani në rini kishte gjoksin e një notari dhe një fat të ndërprerë në mes. Kishte provuar shumë punë, por i vetmi zë që duhej të ishte në dokumentin e tij të identitetit ishte: kërcimtar. Sepse ai dhe e shoqja kishin kërcyer si shejtanë në tërë konkurset e rivierës romanjole, duke kërcyer gjithmonë vetëm për të fituar.

Edhe Sandros i pëlqente të fitonte—kjo ishte një sëmundje e trashëguar e familjes. Por “kërcimi” i tij ishte shumë më i rrezikshëm: bixhozi. Nga preja e lehtë që duhej shpupluar në tryezat e lojës, ai u bë buzëqumështi që dinte të bënte proçka të mëdha. Dikur kishte një punë fikse dhe planifikonte një të ardhme me Xhulian, po tani? Ç’i kishte mbetur Sandros që donte të kishte gjithçka? Dhe ç’i mbetet secilit prej nesh, sa herë që guxojmë të sfidojmë fatin?

Marco Missiroli nënshkruan romanin e tij më të fuqishëm dhe të pjekur, duke treguar ethet e një burri të ri plot hove e cene, të një qyteti province që jeton bujshëm vetëm një stinë të vitit, dhe të një familjeje të zhuritur nga dashuria dhe dëshira e zjarrtë për të mos u dorëzuar kurrë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te kesh gjithcka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.