Mario Vargas Llosa

Mario Vargas Llosa lindi më 1936 në Arequipa të Perusë dhe u nda nga jeta më 13 prill 2025. Ai mbetet një nga romancierët e mëdhenj të shekullit të XX, fitues i Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2010, dhe shumë çmime të tjera si Princi i Asturias, Çmimin Servantes, çmimin Nabokov, Çmimin Jeruzalem, etj. Romanet e tij më të njohura janë: “Festa e cjapit”, “Qyteti dhe qentë”, “Bisedë në katedrale”, “Pantalemoni dhe vizitorët”, “Teze Julia dhe kalemxhiu”, “Lufta e fundit të botës”, “Historia e Maitës”, “Kush e vrau Palomino Moleron?”, “Orgjia e përjetshme”, “Kohë të këqija” etj. Këto dhe veprat e tjera shkruar prej tij, i dhanë në vitin 2010 Çmimin Nobel për Letërsinë. Në gjuhën shqipe kanë ardhur nga Shtëpia Botuese Dudaj: “Shtëpia e gjelbër” dhe “Kohë të këqija”. Së shpejti: “Lufta e fundit të botës”. Librat e Mario Vargas Llosa i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Teze Julia dhe kalemxhiu

Dy biografi simetrike që përzihen dhe ndërthuren, duke vënë përballë botën e përgjakshme të Pedro Kamaços me idealet e Marios, një shkrimtari të ri, duke na zhytur kësisoj brenda një kaleidoskopi shumëngjyrësh dhe të parezistueshëm.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307222
SKU: BDU0299
0

Përshkrimi

Pedro Kamaçoja, i ashtuquajtur «Balzaku kreol», është një shpikës i çuditshëm dhe jashtëzakonisht pjellor i fabulave melodramatike dhe të përgjakshme që transmetohen në Radio Lima. Gjithkush në qytet pret me padurim “episodet” e fantazisë së tij, të përbëra nga arrestime misterioze, vdekje të fshehta, inceste, gjak dhe pasione.

Paralelisht rrjedh edhe historia e Marios – autobiografike, por heshtazi, duke lënë të kuptohet paksa edhe nga emri i protagonistit – i cili aspiron të bëhet shkrimtar e tërhiqet nga kjo makinë e çuditshme imagjinate.

Por edhe atij i duhet të rrëfejë historinë e vet të ndërlikuar: bie në dashuri, pothuajse me një indiferencë platonike, me një teze të ve dhe më të madhe në moshë, me të cilën përfundon në martesë, përpara se të transferohet në Europë dhe të afirmohet si shkrimtar.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Teze Julia dhe kalemxhiu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori