Theanoja ujkonja e Stambollit

Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928960771
SKU: TOE0264
0

Përshkrimi

Kostandinopoja… Stambolli… Mbretëresha…

Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes!

Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes dicka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur.

Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji.

Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t’i afrohet në të ardhmen për t’i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë.

Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin.

Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë.

Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit?

Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Theanoja ujkonja e Stambollit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori