Rumena Buzarovska

Rumena Bužarovska (1981, Shkup, Maqedonia e Veriut) është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore ballkanike. Ajo shquhet për stilin e saj të mprehtë në përshkrimin e personazheve dhe humorin e hollë, përmes të cilit vë në lojë mendësinë patriarkale dhe realitetin shoqëror në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ndër të tjera, Bužarovska është aktiviste e të drejtave të grave, si dhe pedagoge e letërsisë amerikane në Universitetin e Shkupit. Librat e saj janë përkthyer në mbi pesëmbëdhjetë gjuhë dhe botuar nga shtëpi botuese si Gallimard në Francë dhe Impedimenta në Spanjë, ndërsa disa nga tregimet e Burri im (Kandrra Botime, 2025), janë vënë në skenë në gjashtë produksione teatrore në disa shtete të Evropës.

Toni – Rumena Buzarovska

Rumena Bužarovska kësaj radhe vjen me një roman të jashtëzakonshëm, i cili jo vetëm të bën të qeshësh, por edhe arrin që përmes stilit të saj mjeshtëror, të të fusë në një histori ku, në një mënyrë apo tjetrën, e kemi gjetur veten të gjithë.

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928480682
SKU: DRS688
0

Përshkrimi

Toni, një burrë në mesmoshë nga Shkupi, përballet me një sërë tragjedish që e vendosin jetën e tij në udhëkryq.

Vështirësitë e papritura nuk e bëjnë atë që të ndryshojë, por e zhysin edhe më thellë në kotësinë e një të kaluare prej donzhuani, rrokstari imagjinar dhe mashkulli alfa, që ka një bindje të thellë se qëndron më lart se të tjerët.

Në kohërat moderne të kovidit dhe barazisë gjinore, Toni ka ngecur në të shkuarën, duke mos ditur asnjëherë të gjejë rolin që i takon në jetë.

Ky burrë-fëmijë, ekzistenca e të cilit është e lidhur ngushtë me gratë, ndonëse të përçmuara prej tij, endet nëpër një realitet ballkanik tragjikomik që i përngjan një kënete të palëvizshme, ku përpjekja për të ndryshmen përplaset gjithnjë e më shumë me diçka që Toni nuk arrin ta njohë kurrë: vetveten Toni është antiheroi tipik që mund ta gjesh kudo, në familje, mes miqsh apo në zyrë, duke mishëruar aspektin më grotesk të një personazhi të mbarsur nga deliri i madhështisë dhe një aftësi gati e mbinatyrshme për të rrënuar jetët e njerëzve më të afërt.

REVIEWS

Me Tonin, Rumena Bužarovska sulmon mashkullin që e kujton veten alfa, në të gjithë shkëlqimin e tij… ose më mirë të themi, në të gjithë mediokritetin e tij. Një satirë e gjallë ndaj një maskuliniteti të keqkuptuar.”

– Vogue France

“Kam lexuar 94 libra në vitin 2026 dhe ky roman i shkurtër dhe tërheqës mbi atë burrin toksik që të gjithë e kemi njohur, është një prej atyre që më ka befasuar më shumë.”

– Elle España

“Gërryes deri në palcë. Një portret therës i një antiheroi të skalitur në mënyrë të përsosur.

– Les Echos

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Toni – Rumena Buzarovska”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori