Trashegimia e viles se pelhurave – Anne Jacobs
- Autori: Anne Jacobs
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Albana Nexhipi Lekaj
Saga e Viles se pelhurave vazhdon rrugetimin e saj mes lexuesve me vellimin e trete, Trashegimia e viles se pelhurave: Një familje e fuqishme. Një situatë dramatike. Një vendim që ndryshon gjithçka… I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller.
Përshkrimi
Augsburg, 1923.
Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme.
Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja.
Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme.
Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën.
Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj.
Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 528 Faqe
- Data e publikimit: 17/08/2023
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.