Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Trendafili i mesnates
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Agim Doksani
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…
Përshkrimi
INDI, Darjeeling.
Anahita Çavani mbush njëqind vjeçe dhe, megjithëse familja po mblidhet për të festuar, ajo është kredhur në një re trishtimi. S’ka ditë që të mos mendojë për të birin, që të gjithë e pandehin të vdekur qysh fëmijë.
Vetëm se instinkti i saj i hollë i thotë të kundërtën. Ndaj dhe i dorëzon Arit, stërnipit, një dorëshkrim, ku ka rrëfyer historinë e jetës, me shpresën se djaloshi do të zbulojë atë që ka ndodhur në të vërtetë.
ANGLI, Dartmoor.
Aktorja e famshme bukuroshe amerikane Rebeka Bredli gjendet në Astbury Hall, një kështjellë e lashtë, e zgjedhur si shesh xhirimi për filmin e saj të ri.
Lordi Estbëri, pronari i kështjellës dhe i pronës përreth, tip i mbyllur dhe i tërhequr, shfaq një mirësjellje të tepruar ndaj aktores dhe këmbëngul se ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me gjyshen e tij Violetë…
Do të jenë udhëtimi i Arit drejt Anglisë dhe takimi me Rebekën, që do të hedhin një dritë të re rreth periudhës angleze të Anahitës gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një dashurie të trazuar të përjetuar pikërisht në Astbury Hall.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 604 Faqe
- Data e publikimit: 19/08/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The midnight rose
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.