Ushtari i mire Shvejk vellimi 1 – 2
- Autori: Vaslav Hashek
- Shtëpia botuese: Extra
- Përkthyesi: Gezim Erebara, Tonin Bushati
Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore dhe një nga romanet më të veçantë nga letërsia europiane te shekullit te XX.
1, 500.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911.
Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste.
Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore.
Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.
Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit.
Pjesë nga librin
Unë s’kam ç’të bëj, – u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.
Shvejku doli nga pijetorja “Te gota” i shoqëruar nga agjenti i fshehtë. Ai e çudiste Bretshnajderin me fytyrën e tij të qeshur dhe të pafajshme.
Sapo dolën në rrugë, Shvejku pyeti:
-Të zbres nga trotuari?
-Përse?
-Mendoj se, meqë jam i arrestuar, s’kam të drejtë të ec as në trotuar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 432 Faqe
- Data e publikimit: 21/03/2020
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Osudy dobreho vojaka Svejka za svetove velky
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.