Cristina Caboni

Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave. Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses. Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Vajza e mjaltit

Cristina Caboni vjen me romanin qe shenjon edhe pasionin e saj, rritjen e bleteve. Permes tij autorja e njohur italiane sjell nje mikrobote qe te befason por qe te ben te reflektosh me gjerat magjike qe jetojne mes nesh. Nje tjeter rrefim qe do t’ju pasuroje me informacionet dhe mjeshtrine e te treguarit.

1, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928217202
SKU: BDI0216
0

Përshkrimi

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku.

Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Është një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen.

Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në fëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës.

Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend. Por tani fati ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajza e mjaltit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.