Vella prej shpirti – David Diop

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307715
SKU: BD0897
0

Përshkrimi

Në frontin perëndimor, në llogoret franceze, mes ushtarëve të bardhë me pantallonat e tyre të kuqe të shndritshme spikasin tirajerët senegalezë, “çokollatat e Afrikës së zezë”, siç i quan kapiteni Armand.

Para çdo sulmi kundër armikut gjerman, kapiteni nuk harron t’u kujtojë se ata janë krenaria e Francës, “më trimat mbi trima”, një tmerr i vërtetë për armiqtë që frikësohen nga “njerëzit e egër të zinj, kanibalët, zulutë”.

Senegalezët qeshin të kënaqur dhe hidhen përpara me shikim të çmendur e me pushkë në dorë, sapo në llogore dëgjohet bilbili i kapitenit. Mes tyre janë edhe Alfa Ndiaji dhe Mademba Diopi, dy luftëtarë senegalezë që luftojnë nën flamurin francez.

Një ditë, megjithatë, Mademba plagoset për vdekje dhe i kërkon tri herë Alfës t’i japë goditjen e mëshirës.

Tri herë Alfa refuzon, dhe pas një agonie të gjatë dhe të tmerrshme, Mademba vdes.

I mbetur vetëm në marrëzinë e kasaphanës, Alfa humbet arsyen. Ai, fshatari i ardhur nga Afrika, shpërndan vdekjen mbi këtë tokë pa emër. I shkëputur nga gjithçka, madje edhe nga vetvetja, çliron dhunën më të egër, mbjell tmerr, deri aty sa të frikësojë edhe shokët e armëve.

REVIEWS

“Një eksplorim i thellë i shpirtit njerëzor”.

J.M. Le Clézio (Shkrimtar marokeno – francez, nobelist)

“Ky roman është një mrekulli. I shkruar me një stil të thjeshtë, thuajse naiv, por mahnitës, flet me një delikatesë prekëse për tragjedinë e llogoreve”.

Tahar Ben Jelloun (Shkrimtar maroken)

“Mizoria e papërshkrueshme e fushëbetejës, e ndërt- hurur me një odë të bukur për miqësinë universale”.

Le Journal du Dimanche (Gazeta e të Dielës)

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vella prej shpirti – David Diop”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.