Ylli Jahaj
Ylli Jahaj, i lindur dhe i rritur në Alpet e bukura të Tropojës, ku jetoi deri pas përfundimit të shkollës së mesme, nisi të shkruante poezi që në moshën 14-vjeçare. Pas vitit 2010, krijimtaria e tij poetike u publikua në shtypin letrar, në gazeta e revista të ndryshme, si dhe në platforma online. Në vitin 2015 botoi librin e tij të parë, vëllimin poetik “Udhëve të shpirtit”. Pas këtij botimi pasoi një shkëputje prej rreth njëmbëdhjetë vjetësh nga publikimet artistike, për arsye personale të autorit. Në tetor 2026, Ylli Jahaj iu rikthye botimit me romanin “Zemër në ekzil”, duke shënuar kështu një etapë të re në krijimtarinë e tij letrare. Ky rikthim nuk synon të mbetet një ngjarje e vetme. Autori ka ndërmend të vazhdojë me botime të tjera, pasi gjatë viteve ka shkruar dhe mbledhur disa dorëshkrime, të cilat presin të përgatiten dhe të shohin dritën e botimit. Rreth romanit “Zemër në ekzil”
Zemer ne ekzil
- Autori: Ylli Jahaj
- Shtëpia botuese: Ada
- Redaktori: Roland Lushi
Në thelb, romani është rrëfimi i një zemre që ka mbetur peng i kujtimeve dhe që, edhe kur jeta i ofron mundësinë për të dashuruar përsëri, e ka të vështirë të çlirohet nga ajo që ka humbur. Dashuria dhe hakmarrja, pasioni dhe gënjeshtra, faji dhe kujtesa ndërthuren në një histori ku ndjenjat e reja përballen vazhdimisht me plagët e së shkuarës. “Zemër në Ekzil” ngre kështu një pyetje që përshkon gjithë romanin: a mund të gjejë strehë një zemër që prej kohësh jeton në ekzilin e vet?
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 304 Faqe
- Data e publikimit: 18/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.