Namik Dokle

Namik Dokle u lind më 11 mars 1946 në Durrës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, Universiteti Bujqësor, Tiranë. E ka nisur karrierën profesionale si gazetar në gazetën “ Puna” , më pas është zgjedhur kryeredaktor i kësaj gazete. Gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Popullit”. Më 1994 ai ndoqi një kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle në Universitetin Complutense, Madrid. Më 1995 u specializua pranë Këshillit të Europës për Problemet Parlamentare, Strasburg dhe më 1997 ndoqqi një kurs specializimi për problemet e tranzicionit në Madrid. Në funksionet e tij parlamentare në vitin 1997-2001 do të zgjidhej Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2010- Shtator 2013: Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në 2004-2005 do të mbante detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Ai ka shkruar mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll. Namik Dokle është autor i disa librave publicistikë si “Piedestale pa statuja”, dramave “Shën Mëria e Beratit” dhe “Dënimi i dytë i Homerit”, si dhe veprave letrare “Vajza e mjergullës”, “Mjegulla e dimrit të largët”, “Vallëzim me hënën”, dhe romani i tij më i fundit “Asnjë trokitje në qiell”

Zhdukja e cmimit Nobel

Duke përdorur këtë linjë narrative në romanin e tij të ri, autori Namik Dokle na përshfaq groteskun provincial të zyrtarëve burokratë, të cilët gërdufen e grinden për një “grimë lavdi”, për një “radhë në librin e historisë”, pa pasur asnjë meritë, pa bërë asnjë sakrificë për të mirën e njerëzve. Romani ngërthen plot situata tragjike dhe lirike, dashuri të sinqerta e tradhti bashkëshortore, ndershmëri sublime dhe hipokrizi të pështirë. Dhe vetëm në faqen e fundit të romanit, marrim vesh se ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”…

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928960733
SKU: BTO0420
0

Përshkrimi

Një mëngjes të ftohtë marsi, në Prokurorinë e Shtetit erdhën dy lajme tronditëse, nga i njëjti qytet i vendit. Dy fëmijë, një vajzë e një djalë, ishin zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Po atë ditë u tha që është zhdukur edhe medaljoni i “Çmimit Nobel të Paqes”, i akorduar pak kohë më parë atij qyteti dhe popullit të tij që mirëpriti të dëbuarit me dhunë nga trojet e tyre. Ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”?!

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Zhdukja e cmimit Nobel”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori