Vincenzo Latronico
Vincenzo Latronico (Romë, 1984) ka botuar romanet “Gjimnastikë dhe revolucion” (2008, fitues i Çmimit Giuseppe Berto për veprën e parë), “Komploti i pëllumbave” (2011, fitues i Çmimit Bergamo dhe i Çmimit Napoli, finalist për Çmimin Comisso), dhe “Përsosmëritë” (2022, botuar në 32 vende, i përzgjedhur në listën finale të Man Booker Prize 2025). Për herë të parë vjen në shqip nga botimet Dudaj me romanin Përsosmëritë, të cilin e gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Persosmerite – Vincenzo Latronico
- Autori: Vincenzo Latronico
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Agim Doksani
Vincenzo Latronico rikthehet me një histori të kthjellët dhe të hidhur mbi ëndrrat dhe zhgënjimet, një parabolë mbi jetët tona të rrethuara nga imazhet e rrjeteve sociale dhe kërkimin e një origjinaliteti gjithnjë e më të brishtë dhe të rrallë.
Përshkrimi
Jo gjithmonë realiteti ishte besnik ndaj imazheve
Gjithkush do ta dëshironte një jetë si të Anës dhe Tomit. Një punë krijuese e pa kufizime; një apartament në Berlin, plot dritë dhe bimë; pasion për ushqimin dhe politikën progresiste; marrëdhënie të hapur ndaj eksperimentimit seksual e mbrëmje që përfundojnë në mëngjes.
Një përditshmëri e pastër dhe joshëse, si një sërë fotografish të realizuara me kujdes. Por jashtë kësaj pamjeje rritet një pakënaqësi e thellë, e vështirë për t’u përkufizuar.
Puna bëhet monotone.
Miqtë kthehen në atdhe.
Përpjekja për angazhim politik shuhet pa u kuptuar dhe vitet kalojnë.
Dhe befas, në këtë jetë që i ngjan një imazhi të përsosur në ngjyra dhe kompozim, por të sheshtë e me kufizime – Ana dhe Tomi ndihen të zënë në kurth, të torturuar nga nevoja për të gjetur diçka më të vërtetë. Por a ekziston vallë?
REVIEWS
«Një mjeshtër i ri i letërsisë italiane.»
Frankfurter Allgemeine Zeitung
«Një rrëfimtar i shpejtë, inteligjent, cinik dhe sentimental, i pajisur me një gjuhë të shkathët dhe të mprehtë, që e përdor si një kamxhik që përplaset në ajër»
Marco Belpoliti, L’Espresso
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 152 Faqe
- Data e publikimit: 04/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.