Georgi Gospodinov
Georgi Gospodinov është shkrimtari i parë bullgar që ka fituar International Booker Prize për romanin e tij Time Shelter, përkthyer nga Angela Rodel. Librat e tij janë botuar në 40 gjuhë. “Një shkrimtar me ngrohtësi dhe mjeshtëri të madhe”, - shkruan The Guardian për të. Romani është përfshirë ndër librat e vitit nga The New Yorker, The Guardian dhe Financial Times. Romani i tij i parë, Roman Natyral (1999), u bë një ngjarje për valën e re të prozës dhe i riktheu lexuesit te letërsia bullgare. “Një kryevepër e vogël dhe e përkryer”, - shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung për të. Romani i tij The Physics of Sadness u shpall Romani i Vitit në Bullgari dhe fitoi Çmimin Evropian Angelus. Kritikët e huaj e krahasojnë Gospodinovin me shkrimtarë si Márquez, Orhan Pamuk dhe Milan Kundera. Veprat e tij studiohen në universitete të ndryshme në mbarë botën. Gospodinov është autor i vëllimeve me poezi, tregimeve të shkurtra, romanit grafik Miza e përjetshme, një libreti operistik, dramave dhe skenarëve filmikë. Filmi i animuar Blind Vaysha, bazuar në tregimin e tij me të njëjtin titull dhe me regji të Teodor Ushevit, ishte finalist për një Oscar në vitin 2017. Në vitin 2023, ai u bë Kalorës i Urdhrit Francez të Arteve dhe Letërsisë. Romani i tij më i fundit është Kopshtari dhe vdekja (2024), i cili fitoi Çmimin e Kritikës Spanjolle dhe u përzgjodh ndër librat e vitit nga The New Yorker.
Kopshtari dhe vdekja
- Autori: Georgi Gospodinov
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Milena Selimi
Fituesi i cmimit Man Booker Prize, vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, nen perkthimin e Milena Selimit dhe hiqet ne qarkullim nga shtepia botuese Toena.
Përshkrimi
Im atë ishte kopshtar. Tani është kopsht.
Një bir rrëfen pranë shtratit të babait të tij, me butësi dhe përkushtim, deri në mëngjesin e fundit dimëror.
I ati, një nga ata duhanpirësit e trishtuar të lindur pas Luftës së Dytë Botërore në Bullgari, jetoi si rebel pa kauzë, me një ndjenjë të hollë vetironie. Nga një oborr i zbrazët fshati, ai krijoi një kopsht që fillimisht e shpëtoi, pastaj e vrau. Aty mbetën trëndafilat dhe qershitë, bozhuret dhe patatet, dhe historitë që s’kanë fund. Por, pa të, e shkuara e të birit fillon të çahet ngadalë, sepse fundi i etërve tanë është fundi i një bote.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 208 Faqe
- Data e publikimit: 08/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.