Granit Zela

Granit Zela është përkthyes, poet, shkrimtar dhe studiues. U lind në vitin 1979. Është diplomuar për studime britanike dhe amerikane, si dhe për gjuhë dhe letërsi shqipe. Është autor i romaneve, vëllimeve me tregime, poezi dhe ese, ndër të cilat:

“Përmbytja”, roman, 2024 (Çmimi Rexhai Surroi)

“Secili shkruan tregimin e vet”, tregime, 2021

“Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë: 1989–2009”, studim, 2011

“Dodona”, roman, 2006

“Shkronjat e errësirës”, ese, 2008

“Psherëtimë për banalitetin”, ese, 2011

“Fjala altar”, poezi, 2011

“Në studion time hermetike”, poezi, 2003

“Vdekje me dëshirë”, tregime, 2002

“Apokalips”, poezi, 2001 (Çmimi “Kënga e Parë”, LSHASH)

Ka përkthyer në shqip vepra të rëndësishme të letërsisë anglo-amerikane, ndër të cilat:

Henry James, “Portreti i një zonje”, 2025

John Banville, “Znj. Osmond”, 2024

John Updike, “Lepuri prehet”, 2023

John Updike, “Lepuri është i pasur”, 2022

John Updike, “Lepuri kthehet”, 2021

John Updike, “Lepur, vrapo” 2020, (Çmimi Kombëtar i Përkthimit)

William Faulkner, “Duke dhënë shpirt”, 2019

William Faulkner, “Dritë e gushtit”, 2017

Mary Shelley, “Syri i keq”, 2021

Edgar Allan Poe, “Pusi dhe lavjerrësi”; “Shembja e shtëpisë Asher”, 2020

Herbert George Wells, “Dyqani magjik”, 2020

Charlotte Perkins Gilman, “Letra e verdhë e murit”, 2020.

Ka përkthyer gjithashtu pesëmbëdhjetë vepra joletrare, ndër to përmbledhjen me ese të përzgjedhura “Vetëbesimi” të Ralph Waldo Emerson-it dhe dy përmbledhje me esetë e plota të George Orwell-it. Dr. Granit Zela është specializuar për gjuhë angleze në Teksas (SHBA, 2005, 2009), Otava (Kanada, 2006) dhe Heidelberg (Gjermani, 2005). Aktualisht është lektor universitar në Universitetin e Nju-Jorkut, Tiranë. Ka kontribuar vazhdimisht në periodikët letrarë dhe kulturorë, me mbi dyqind përkthime artikujsh, esesh dhe shkrimesh kritike të autorëve anglo-saksonë. Është një nga nismëtarët dhe koordinator i Forum 26. Disa nga veprat dhe përkthimet e tij i gjeni tek Leximtari.al.

Permbytja – Granit Zela

I sprovuari Granit Zela me përkthime tejet të vështira nga autorët më të shquar të letërsisë botërore, ai e mpreh lapsin për të shkruar romanin e tij, i cili është vlerësuar nga kritika dhe lexuesit si një nga prurjet romanore më të mira të shkruara pas viteve ’90 në Shqipëri.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928824332
SKU: 9789928824332
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

REVIEWS

“Ajo çka përbën edhe të pazakonshmen e menjëhershme të romanit Përmbytja është se personazhin klasik tradicional e zëvendëson qyteti. Ndonëse ai që rrëfen është autori i lindur në këtë qytet, prapëseprapë fati dhe ekzistenca e qytetit eklipson çdo protagonizëm mbizotërues personazhi: krye- personazh është vetë qyteti me emrin Atjelinda (njëfarë aludimi për Atlantidën e fundosur në ujëra). Është si historia e trupit dhe shpirtit të një organizmi që nuk mund të jetojnë dot ndaras. Kjo ndërmarrje në planin artistik dhe estetik e vështirëson shumë detyrën: të flasësh për fatin e një frymori kolektiv. Strukturimi i lëndës dhe thërrmimi me njësi rrëfimore të shkurtra, episodike, të orkestruara harmonikisht rreth një mbijetese itinerare ekzistenciale të shpirtit të qytetit, e bën tekstin e romanit, përpos kthjelltësisë së stilit, një festë leximi”.

Agron TUFA

“Nëse do të ndodhte vërtet një përmbytje dhe njerëzimit do t’i duhej që t’i shpëtonte librat e shenjtë, Përmbytja mund të listohej, pa asnjë mëdyshje, si libri i shenjtë i rrëfimit letrar, si një piskamë drithëruese që bart të gjitha përsiatjet, ritet, zakonet, magjitë, ritualet, regjimet, katrahurat e tyre, të një shpirti njerëzor që rreket të bindë. Ky roman është pa asnjë mëdyshje ndër më të mirët të shkruar pas viteve ’90”.

Shqiponja AXHAMI

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Permbytja – Granit Zela”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.