Vajza e pirenejve-Living

Një histori e rrallë rreth luftës dhe betejave të dy motrave në frontin e luftës; një sage mbresëlënëse nga Kristin Hannah që vjen në shqip nga Botimet Living.  Nëse asgjë libër tjetër nuk ju ka bërë të qani, me surprizat dhe kthesat që ky roman mbart, me siguri që do ju ndodhë të përloteni.

Kategori: ,

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928423665
SKU: BLIV0118
0

Përshkrimi

Është e pamundur të anashkalohet ndikimi i madh që solli Lufta II Botërore ndaj civilëve të kapur në shumë zona ku ajo u zhvillua. Historitë e njerëzve të thjeshtë dhe përjetimet e tyre gjatë luftës, shpesh janë lënë në harresë por kohët e fundit ky fakt ka ndryshuar.

Edhe romani nga Kristin Hannah, “Vajza e Pirenejve”, bashkohet me ato filma apo libra të cilat i kushtohen eksperiencave të njerëzve të zakonshëm, me kurajo të madhe dhe forcë për të mbijetuar në një kohë ku jeta ishte gjëja më e pasigurt në botë.

Heroinat e këtij romani janë dy motra, Viana dhe Izabela. Pasi humbin të ëmën, marrëdhëniet me babain e tyre bëhën gjithnjë e më të ashpra e më të ftohta, ç’ka bën që edhe dy motrat të mos jenë të afërta me njëra tjetren.

Më pas, lufta nis… Viana Moriaku përcjell të shoqin, Antuanin, i cili niset për në frontin e luftës. Ajo nuk beson se nazistët do ta pushtojnë Francën, por ata vërshojnë me trupa të shumta ushtarake, karvanë kamionësh dhe tankesh, avionë që mbushin qiellin dhe bombardojnë të pafajshmit.

Motra e Vianës, Izabela, është një vajzë rebele tetëmbëdhjetëvjeçare, duke kërkuar t’i japë kuptim jetës me pasionin e rrëmbyeshëm rinor. Ajo përfshihet në radhët e Rezistencës dhe bëhet aktiviste e devotshme për kauzën e lirisë. Rrezikon jetën e vet për të shpëtuar shumë jetë të tjera nën pseudonimin “Vajza e Pirenejve”.

Libri tregohet nga një narrator i gjithëdijshëm dhe një grua, tashmë e moshuar dhe e sëmurë, e cili vendos të kthehet në Francë për të pranuar çmime për trimërinë e saj dhe sakrificën gjatë luftës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajza e pirenejve-Living”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.