Gabriel Garcia Marquez
Gabriel Garcia Marquez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX, mjeshtri i spikatur i realizmit magjik fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1982. Ai ishte gazetar i njohur për reportazhet e tij dhe skenarist. Marquez lindi më 6 mars 1927 në Aracataca të Kolumbisë dhe u nda nga jeta më 17 prill 2014. Shkollën e lartë e mbaroi në Universitetin e Bogotas dhe më pas punoi si gazetar në gazetën El Espectador dhe si një korrepsondent për disa media të huaja në Romë, Paris, Barlelonë, Caracas, dhe Nju Jork. Ai ka shkruar disa vepra non-fiction dhe tregime, por romani që e bëri të njohur është “100 vjet vetmi” (1967) dhe “Dashuri në kohërat e kolerës” (1985) Veprat e tij kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë pëlqyer shumë për stilin e tij, i njohur me emrin realizimi magji, në të cilin përdoren elemente magjikë dhe ngjarje për të shpjeguar përvoja reale. Disa vepra të tij zhvillohen në një krahinë fictionale të quajtur Macondo dhe shumica prej tyre trajtojnë temën e vetmisë. Gabriel Garcia Marques është sjellë në shqip në në vitet 80 me Tregime pelegrine, dhe më pas, në fillimin e viteve ’90 filluan të botohen “100 vjet vetmi”, Dashuri në kohërat e kolerës” dhe së fundi “Jeto për të treguar”, një roman autobiografik dhe librin me reportazhe “Udhëtim në Europën Lindore”. Romanet e tij kryesore jane perkthyer ne shqip nga Mira Meksi dhe jane hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Keto libra i gjeni online tek Leximtari.
Vjeshta e patriarkut-BO
- Autori: Gabriel Garcia Marquez
- Shtëpia botuese: Onufri
- Përkthyesi: Mira Meksi
- Redaktori: Kadia Dedja
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 300 Faqe
- Titulli origjinal: El otono del patriarca
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.