Xhejmsi

Ky është një libër i shkëlqyer që tregon pa frikë historinë e vërtetë të Amerikës, abuzimet dhe dhunën e pamëshirshme që e kanë shënjuar thellë atë. Ky roman novator na sjell një ripërfytyrim brilant të aventurave klasike të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe thellësisht satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit të njohur Xhim. Zbuloni këtë kryevepër letrare që rishkruan historinë dhe i jep zë atyre që u është mohuar, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816634
SKU: BDI55412
0

Përshkrimi

Ripërfytyrimi brilant i një udhëtimi drejt lirisë

Kur skllavi Xhim dëgjon se do t’i shitet një burri në Nju Orlins, i ndarë kështu përgjithmonë nga e bija dhe gruaja, ai vendos të arratiset e të fshihet në ishullin Xhekson aty pranë, për të hartuar një plan shpëtimi për familjen e tij. Ndërkohë, Hak Fini ka falsifikuar vdekjen e vet për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm, i cili është kthyer së fundmi në qytet.

Siç e dinë të gjithë lexuesit e “Aventurave të Hakëlberi Finit”, kështu fillon udhëtimi i rrezikshëm—me trap, teposhtë lumit Misisipi—i këtyre dy personazheve të paharrueshme të letërsisë amerikane drejt premtimit të pakapshëm dhe shpesh të pabesueshëm të Shteteve të Lira. Autori Percival Everett e merr kryeveprën e Mark Tueinit dhe e tregon historinë nga një perspektivë krejtësisht e ndryshme në romanin e tij, Xhejmsi. Gjithçka vjen përmes syve të atij që të gjithë e njihnin thjesht si Xhimi, duke zbuluar inteligjencën, dashurinë, përkushtimin, guximin dhe humanizmin e një njeriu të vërtetë, i cili tashmë bëhet protagonisti absolut i historisë.

Ky është një burrë që vendos të zgjedhë lirinë me çdo kusht dhe të quhet me emrin e tij të vërtetë, duke refuzuar nofkën përçmuese që përdornin të bardhët për të treguar personat me ngjyrë. Me humorin, zgjuarsinë, stilin dhe mprehtësinë që e dallojnë dhe e kanë bërë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, Everett sjell një vepër që e magjeps lexuesin nga faqja e parë deri në të fundit. Një libër që, sipas kritikëve dhe lexuesve mbarëbotërorë, do të bëhet një gur themeli i padiskutueshëm në historinë e letërsisë moderne.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Xhejmsi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.