Dashnor Kokonozi

Dashnor Kokonozi është shkrimtar, gazetar, përkthyes dhe studiues i trashëgimisë kulturore. Ka lindur më 21 qershor 1951. Kokonozi e nisi jetën profesionale si teknik në kantiere të ndryshme industriale dhe, pasi studioi gjuhë dhe letërsi, punoi si redaktor i sektorit të dramës në Radio Televizionin Shqiptar. Romani i tij i parë, “Shtrati i Prokustit”, priti shtatë vjet në sirtarët e shtëpisë botuese dhe u botua vetëm në vitin 1989. Censura e kohës nuk e shihte me sy të mirë mitin e Prokustit, i cili kishte vesin e çuditshëm t’i përshtaste individët me dhunë në përmasat e shtratit të tij të përgjakshëm. Pas viteve ’90, Kokonozi kontribuoi në zhvillimin e gazetarisë së pavarur në Shqipëri, si një nga themeluesit e shtypit të Sindikatave të Pavarura, ku me shkrimet e tij zbuloi dhe denoncoi lidhjet e mafies me segmente të ndryshme të politikës. Pas specializimeve  në Francë dhe Angli, ai për shumë vite dha edhe lëndën e “Historisë së qytetërimit botëror” në Akademinë e Arteve. Më tej, si funksionar i lartë në Ministrinë e Kulturës në qeverinë e parë demokratike, u angazhua në ristrukturimin e rrjetit të bibliotekave dhe muzeumeve. Ai themeloi Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, duke bërë të mundur nisjen e procesit të rëndësishëm të krijimit të katalogut kombëtar të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Duke ruajtur lidhjet e hershme me letërsinë, D. Kokonozi në vëllimet me tregime dhe romanet e tij ndërthur reflektimin filozofik dhe fatin e njeriut me përvojën historike dhe identitetin kulturor shqiptar. Në vëllimin me tregime “Ankthi i Abrahamit” (Albas, 2025), autori nuk synon thjesht të rrëfejë ngjarje, por na lë në duar jetë të thyera, për analizën e të cilave  na ofron mjaft paralele filozofike dhe biblike.. “Martesa e palumtur e Stanishit” (Albas, 2023) është një afresk i veçantë romanor  krejt i rrallë në lerat shqipe ku trajtohen aleancat e panjohura të të dy anëve të Adriatikut në prag shfaqjes së otomanëve të Ballkan. Autori na sjell  historinë e një kapiteni që ruante kalanë e Shkodrës  dhe dashurinë e tij për një veneciane të bukur, një ndjenjë që shndërrohet në dramë të rëndë pas shfaqjes së një sëmundjeje të tmerrshme që e shfytyron atë. Në vëllimin “Transaksioni dhe tregime të tjera” (2022), duket më së miri se tregimi  mbetet  një territor i veçantë e i parapëlqyer i autorit. Ai shkruan me thjeshtësi të habitshme, me nota reale, ndjeshmëri dhe mbyllje të papritura, pjesë e traditës së mirëfilltë të tregimit shqiptar. Në romanin  “Portret vrasësish në grup” (Uegen, 2020), një vepër tjetër me nota të dukshme filoziofike lexuesi njihet me historinë e një grupi studentësh që, pa shpresë për një të ardhme më të mirë, vënë në dyshim gjithçka, deri edhe doktrinat filozofike. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme të re, këtë herë të mbështetur te zbulimet e antropologëve. “Santiago de Compostela” (Çabej, 2013) është një reportazh i gjatë për një udhëtim inisiatik, ku autori ndjek hapat e Pjetër Budit drejt “Fushës së yjeve”, duke u bërë kështu shqiptari i dytë që e ndërmerr këtë rrugëtim pas katër shekujsh. Romani “Habia” (Uegen, 2018) shquhet për elegancën e rrëfimit, pavarësisht dramave, dilemave dhe ankthit të individit nën diktaturë. Në të del qartë ideja se shumë njerëz të thjeshtë, për të ruajtur komoditetin e jetës së tyre, brendësuan kodet e kohës dhe kontribuuan tërthorazi në mirëmbajtjen e diktaturës. Ndërkohë, romani “Trans”, në përkthimin frëngjisht (“Terre brûlée”), u vlerësua me çmimin e Panairit të Librit Ballkanik në Paris (2015), duke e bërë autorin më të njohur edhe në kontekstin ndërkombëtar. Ai ka botuar gjithashtu vëllimin me tregime “Familja e shenjtë”, ku trajton fatin e individit në një shoqëri totalitare. “Fjalor Enciklopedik i Politikës” (Logoreci, 2005) dhe “Vështrime në kulturë dhe në etikën politike” janë dy vëllime në të cilët shihet përpjekja  për të regjistruar fenomenet kryesore politike që u shfaqën gjatë përvetësimit të ideve dhe praktikave të një shoqërie demokratike. Me krijimtarinë e tij letrare, veprimtarinë publicistike dhe angazhimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Dashnor Kokonozi përfaqëson një figurë të rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore, ku letërsia, reflektimi kritik dhe kujdesi për kujtesën kulturore ndërthuren në një profil të veçantë intelektual. Dashnor Kokonozi është anëtar i Forum 26. Disa nga librat e tij i gjeni tek Leximtari.al.

Ankthi i Abrahamit

Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928922168
SKU: BAO0802
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ankthi i Abrahamit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.