Rumena Buzarovska

Rumena Bužarovska (1981, Shkup, Maqedonia e Veriut) është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore ballkanike. Ajo shquhet për stilin e saj të mprehtë në përshkrimin e personazheve dhe humorin e hollë, përmes të cilit vë në lojë mendësinë patriarkale dhe realitetin shoqëror në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ndër të tjera, Bužarovska është aktiviste e të drejtave të grave, si dhe pedagoge e letërsisë amerikane në Universitetin e Shkupit. Librat e saj janë përkthyer në mbi pesëmbëdhjetë gjuhë dhe botuar nga shtëpi botuese si Gallimard në Francë dhe Impedimenta në Spanjë, ndërsa disa nga tregimet e Burri im (Kandrra Botime, 2025), janë vënë në skenë në gjashtë produksione teatrore në disa shtete të Evropës.

Burri im – Rumena Buzarovska

Çdo tregim është një pasqyrë e vogël e shoqërisë bashkëkohore ballkanike – por temat që trajtojen janë universale. “Burri im” është një libër provokues, i shkruar me një mjeshtëri të rrallë, që e ka shndërruar autoren Rumena Bužarovska në një nga shkrimtaret më të rëndësishme në letërsinë bashkëkohore evropiane. Libri është përkthyer në 11 gjuhë dhe është dramatizuar në teatrot e Shkupit, Ljubjanës, Beogradit dhe Budapestit.

Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.Çmimi i tanishëm është: 935.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928480620
SKU: DSU548
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Në këtë përmbledhje tregimesh, Rumena Bužarovska zhvesh martesën dhe jetën bashkëshortore nga mitet romantike, duke i shfaqur me një sinqeritet të pamëshirshëm nën filtrin e një humori të zi, ku e vërteta del në shesh e zhveshur nga normat hipokrite të shoqërisë. Gratë që rrëfejnë te “Burri im” flasin për dashurinë, zhgënjimin, kompromiset e përditshme në marrëdhëniet në çift dhe vështirësitë e jetës që në shumë raste duhet t’i përballojnë të vetme.

Me një stil të drejtpërdrejtë dhe ironik, Bužarovska ndërton personazhe sa groteske aq dhe përfaqësuese që marrin trajtat e një poeti të dobët, një gjinekologu artist, një babai posesiv, një burri që ia hedh fajin gruas për sjelljen jo të hijshme të të birit, një partneri impotent apo dhe një bashkëshorti të vdekur…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Burri im – Rumena Buzarovska”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori