George Orwell

Autori i madh i letrave botërore George Orwell, emri i vërtetë i të cilit është Eric Arthur Blair, ka lindur më 25 qershor 1903 në Indi, në fshatin Motihari, afër kufirit me Nepalin. Babai i George Orwell ishte një zyrtar i administratës koloniale britanike në Indi. Në vitin 1904 familja Blair u kthye në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re e madje botonte edhe në periodikët e kolegjit, por atij nuk i pëlqente shkolla. Orwelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore. Orwelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe, meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Burma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A Hanging” (1931). Kur Orwelli u kthye në Evropë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Orwelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi”, dhe në vitin 1933 ai mori emrin “George Orwell”, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë ai përdori si frymëzim eksperiencat e fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and Out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Ditët burmeze” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy. Gjatë viteve ’30, Oruwlli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Orwelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homazh për Katalonjën”, që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Orwelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC-në, Observer-in dhe Tribune-n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945. Aty nga fundi i luftës ai shkroi “Fermën e kafshëve”, dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci. Ishte “Ferma e kafshëve” që e bëri më në fund të suksesshëm Orwellin. Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte romani “1984”, për të cilin Orwelli tha se ishte shkruar “për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë.” Fatkeqësisht Orwelli nuk jetoi aq gjatë për të shikuar sa i suksesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga tuberkulozi, në Londër, më 21 janar 1950. Orwell është një autor i lexuar në të gjithë botën, sidomos në ato vende ku shfaqen shenja autoritare dhe diktatoriale. Edhe në Shqipëri ka lexues të shumtë dhe këtu kuptohet arsyeja që romanet kryesore “Ferma e kafshëve” dhe “1984” janë me shumë përkthime të hedhura në qarkullim nga shumë botues. Veprën e tij e gjeni online edhe tek Leximtari.

Ferma e kafsheve – -Pegi

(2 shqyrtime nga klientë)

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928310491
SKU: PEG0039
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

5
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

2 shqyrtim për Ferma e kafsheve – -Pegi

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    I gjithe meskiniteti dhe lufta per pushtet e Klases Politike rrefyer ne menyre brilane alegorike ne nje ferme kafshesh. A MUST READ

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

  2. Era

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    “Ferma e kafshëve” është një libër që duket i thjeshtë në sipërfaqe, por fsheh mesazhe të thella për pushtetin, diktaturen,drejtësinë dhe natyrën njerëzore. Historia fillon si një alegori e thjeshtë për kafshët në një fermë që vendosin të rebelohen kundër pronarit të tyre, duke ëndërruar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Por, ndërsa ngjarjet zhvillohen, shohim se idealet e mira mund të devijojnë dhe pushteti mund të korrumpojë çdo gjë. Transformimi i fermës nga një vend i drejtë në një diktaturë të ftohtë dhe manipulim i vazhdueshëm tregon me forcë se sa e lehtë është të keqinterpretohen ose të keqpërdoren idealet.
    Çdo kafshë përfaqëson një tipar ose rol të njohur të shoqërisë njerëzore, dhe Orwell arrin ta bëjë këtë me një mjeshtëri të rrallë. Më goditi veçanërisht mënyra se si ai tregon se ata që kanë pushtet shpesh manipulojnë të tjerët për interesin e tyre, duke përdorur propagandën, frikën dhe mashtrimin.
    Leximi i këtij libri të bën të reflektosh për marrëdhëniet, për drejtësinë dhe për mënyrën se si shoqëritë mund të devijojnë nga idealet e tyre për shkak të ambicies dhe manipulimit. “Ferma e kafshëve” është një paralajmërim që mbetet aktual për çdo kohë: pushteti absolut shpesh shkatërron gjithçka që preket nga ai.

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.