Tom Kuka

Tom Kuka eshte emri letrar i nje emri te njohur te medias shqiptare ne keto 35 vite, Enkel Demit. Me kete pseudonim kane dale shume prej romaneve te cilat tashme kane arritur te marrim shume cmime letrare kombetare dhe nderkombetare, por te bejne per vete edhe zemrat e lexuesve. Tom Kuka eshte autor i 6 romaneve “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë” dhe “Ora e ligë”, “Flama”, “Rrethimi” dhe “I rene nga qielli”. Me romanin Flama eshte vleresuar mes autoreve me te mire per cmimin europian te letersise. Enkel Demi është një personazh publik, prezantues televiziv shqiptar i cili ka punuar për TV Klan dhe Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Gjithashtu, moderatori dhe shkrimtari ka drejtuar dhe festivale kombёtare. Si shkrimtar ai preferoi tё njihet me pseudonimin Tom Kuka. Tashme, disa nga romanet e Tom Kukes jane perkthyer ne italisht, anglisht dhe gjermanisht. Librat e tij jane botuar nga Pegi dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.  

I love rock and roll – Tom Kuka

Tom Kuka vjen me nje surprize tjeter para lexuesit shqiptar, nje permbledhje me tregime e titulluar I love rock & roll: Dhjetë tregime që, në vend të titujve, kanë këngë dhe një muzikë që nuk resht së luajturi as kur përfundon libri.

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928868107
SKU: BPG887
0

Përshkrimi

Dhjetë kolona zanore që mbartin kujtimet, rritjen, sakrificat, shpresat dhe zhgënjimet e një brezi. Dhjetë tregime që bëhen njëmbëdhjetë rrëfime me një prolog, vijnë si një thirrje dashurie dhe revolte brenda faqeve të këtij  libri, si për të treguar se duhet të vdesë një kohë, që të lindë një tjetër, por jo domosdoshmërisht refrenet e tingujt që jehojnë edhe përtej.

Tom Kuka tregon se ç’u bë me këta njerëz që ëndërronin me vargjet e Jim Morrison-it, ç’ndodhi me ngrehinat e tyre mendore, me etjen e pashuar për njerëzillëk e me ambicien, madje edhe me dëshirën e flaktë që dikush t’i shihte në sy.

Këtyre personazheve nuk u mjafton të gjallojnë, përkundrazi, u duhet të shfaqen; kërkojnë një skenar.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I love rock and roll – Tom Kuka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori