Ismail Kadare
Ismail Kadare ka lindur më 28 janar 1938 në Gjirokastër. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë dhe një nga figurat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore. Me romanet, tregimet dhe poezinë e tij, ai ka bërë që historia, mitet dhe realiteti shqiptar të njihen gjerësisht përmes artit të fjalës. Kadare është i njohur për stilin e fuqishëm, gjuhën e pasur dhe aftësinë për të përzier të shkuarën me të tashmen, duke shndërruar përvojën shqiptare në një univers letrar me vlerë botërore. Vepra të tilla si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur apo Prilli i thyer kanë hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe lexohen sot në dhjetëra gjuhë. Përmes tyre, Kadare na fton të reflektojmë mbi historinë, pushtetin, lirinë dhe fatin e njeriut. I nderuar me çmime ndërkombëtare si Booker Prize, Servantes, dhe i përmendur shpesh si kandidat për Nobelin në Letërsi, ai mbetet një autor që i jep lexuesit kënaqësi estetike dhe mendim të thellë. Librat e tij janë një thesar i domosdoshëm për këdo që kërkon të njohë më mirë Shqipërinë dhe universin njerëzor në tërësi. Kadare u nda nga jeta në vitin 2024, duke na lënë pas një trashëgimi të madhe letrare, gjuhesore dhe kulturore. Veprat e Kadaresë i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Lamtumira e se keqes
- Autori: Ismail Kadare
- Shtëpia botuese: Onufri
Kryemjeshtri i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, na sjell novelën e fuqishme “Lamtumira e së keqes”. E shkruar në vitin 1987, kjo vepër e jashtëzakonshme trajton largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe trashëgiminë e errët mendore e kulturore që ajo lë pas. Një reflektim i thellë dhe gjithmonë aktual mbi lirinë, frikën dhe nënshtrimin shpirtëror, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
700.00 L Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Kur e keqja lëshon rrënjë në mendësi…
Novela “Lamtumira e së keqes”, e shkruar fillimisht në vitin 1987 dhe e përfshirë në përmbledhjen e njohur me tregime dhe novela “Ëndrra mashtruese” (1990), është një nga analizat më të mprehta psikologjike dhe historike të fatit të kombeve nën pushtim, sjellë me mjeshtërinë e pashoqe të Ismail Kadaresë.
Ngjarja e librit na rikthen në kohën kur Perandoria Osmane po e ndiente thellë se sundimi i saj shumëshekullor mbi Ballkanin po shkonte drejt një fundi të pashmangshëm. Shqipëria, si një nga territoret e fundit të mbetura, po kthehej në një shqetësim të veçantë për sulltanin dhe portën e lartë. Plani i tyre nuk ishte më i natyrës luftarake apo territoriale; dilema ishte thellësisht strategjike: si të ruhej në të ardhmen ndikimi i tyre shpirtëror, mendor dhe kulturor mbi këtë popull?
Pikërisht këtu qëndron thelbi goditës i novelës. Kadare na tregon se e keqja nuk largohet gjithmonë bashkë me tërheqjen e ushtrisë, rrëzimin e ligjeve apo largimin e administratës së një pushtuesi. Ajo ka një natyrë shumë më tinëzare. E keqja mund të mbetet e rrënjosur në mendësi, në zakone të prapambetura, në frikë, në nënshtrim dhe mbi të gjitha, në mënyrën se si një popull fillon ta shohë dhe ta gjykojë vetveten.
Kjo vepër është një ftesë e hapur për të reflektuar mbi lirinë e vërtetë, e cila, para se të fitohet në fushëbetejë, duhet fituar brenda mendjes së çdo individi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 64 Faqe
- Data e publikimit: 01/07/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.