Stefan Cvajg
Stefan Cvajg ( Stefan Zwig ) është rrëfimtar dhe biograf i shquar i shekullit të XX, ku spikati me fuqinë e tij për të sonduar psikikën njerëzore, sidomos përmes zhanrit të novelës. Stefan Cvajg lindi në Vjenë, në vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letërsie, ndërsa në vitin 1904 mbaroi doktoratën per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenës. Shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish. Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese. Në një plan tërësisht historik "Bota e djeshme" (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati miqësi me personalitete të shquara të letrave dhe mendimit europian të Shekullit të XX, si Frojdi, Rilke dhe Valeri, të cilët lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh. Jeta e Cvajgut nuk është ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesash gëluese, dritash dhe vezullimesh; përkundrazi, në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e terratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit. Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai. Cvajg i dha fund jetës bashkë me gruan e tij të dytë, më 22 shkurt të vitit 1942, në Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në pushtet dhe nga fitoret e Hitlerit i cili më pas solli pasoja katastrofike për Gjermaninë dhe Europën. Librat e Stefan Zvajg janë përkthyer dhe botuar në shqip gjerësisht dhe ato i gjeni online tek libraria Leximtari.
Novela Stefan Zweig – Dituria
- Autori: Stefan Cvajg
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Robert Shvarc, Enver Fico
- Redaktori: Alba Kokalari
Fakti që novelat e Cvajgut lexohen nga brezat e sotëm (ribotohen pareshtur në shumë gjuhë të botës), është dëshmia më e fortë se ai është një shkrimtar që i flet shpirtit, i cili nuk ndryshon kurrë.
Përshkrimi
Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe: drejtësia, profesioni, jeta e vet e shkatërruar…
Një tjetër histori e pasionit, dashurisë së marrosur, këtë herë te Letra e një të panjohure. Por pasioni mund ta bëjë njeriun edhe viktimë, qoftë ky pasion dashurie, me sensualitetin e pakontrollueshëm, qoftë pasion që lidhet me demonin e bixhozit, si te novela Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje.
Lufta e njeriut për pasionet, tragjedia e fateve të trazuara nga pasuria dhe dhembja janë të gdhendura me zjarrmi e tension në secilin prej këtyre rrëfimeve prekëse të njërit prej shkrimtarëve më të vlerësuar nga lexuesi i kohës sonë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 205 Faqe
- Data e publikimit: 13/01/2005
- Titulli origjinal: Novellen
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 4 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2025

Ekonomisti_Londer –
Libri me i bukur qe kam lexuar ne jeten time. vecanerisht novelat AMOKU dhe 24 Ore nga Jeta e nje Gruaje apo Leter nga nje e Panjohur jane brilante. A MUST READ. A MASTERPIECE. STRONGLY RECCOEMNDED
-
-